Shkaku i privatësisë, rekomandohet mbulimi i kamerës për selfie (Foto)
Vetëm shikojeni kamerën për selfie në telefon, ku mbase edhe jeni duke e lexuar këtë shkrim dhe imagjinoni se sa shumë mund të zë në kuadër.
Tërë pamjen që mund ta mbledhë, ka mundësi të përfundojë në kompjuterin e dikujt, që do ta keqpërdorte në forma të ndryshme, transmeton Telegrafi. Vetëm nëse nuk e keni të mbuluar këtë zonë, atëherë privatësia juaj mund të jetë shkelur prej ndonjë hakeri.
Mbyllja e kamerës së laptopëve, është konsideruar si shprehi paranoide, derisa shefi i Facebook, Mark Zuckerberg e zbuloi aksidentalisht se mbulon kamerat e laptopit, shkaku i sigurisë. Kjo lë të kuptohet, se hakerët punojnë në sisteme të ndryshme, që të ndërhyjnë në kamerat e pajisjeve të komunikimit, qoftë edhe te njerëzit më të zakonshëm.
Ishte Partrick Wardle, që në vitin 2017, zbuloi se si për 13 vjet me radhë, keqbërësitë kanë ndërhyrë në kamerat e Apple Mac që të vjedhin pamje të ndryshme. FaceTime ka qenë në krye të lajme në fillim të vitit, për ndërhyrjet që mund të bëheshin, vetëm për shkak të një lëshimi të vogël të kompanisë.
Mirëpo, pse pikërisht kamera për selfie është më e rrezikshme dhe jo edhe ajo që ndodhet në pjesën e pasme, ka këtë bëjë me mundësinë se kamera për selfie, nuk mund të mbyllet. Ekspertët e sigurisë, kanë bërë të ditur, se kjo kamerë mund të hapet edhe pa dëshirën tonë dhe të merren pamje, të shumta, vetëm nëse nuk mbyllet me ndonjë shtresë.
Andaj, rekomandohet mbulimi i kamerës për selfie, sepse përbën rrezik gjatë tërë kohës, veçanërisht te ata që kanë vërejtur ndonjëherë ndonjë aktivitet të pazakontë në telefonin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjen GPT-4o - çfarë thotë për këtë risi Mira Murati
Të është vjedhur telefoni, Google ka një zgjidhje për ju për ta gjetur atë
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?
Qeni robot "terminator" me pushkë që "synon" inteligjencën artificiale po testohet nga marinsat amerikanë
Zbulohen veçoritë e reja me Al që do të marrë iOS 18 i Apple
Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të inteligjencës artificiale në duart e gabuara?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen