LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i Covid-19, UEFA pritet të ndryshojë agjendën e Evropianit – KE mund të zhvillohet në vetëm një shtet

Shkaku i Covid-19, UEFA pritet të ndryshojë agjendën e Evropianit – KE mund të zhvillohet në vetëm një shtet

Pandemia Covid-19 që ka kapluar gjithë botën ka ndryshuar gjithçka, jetët tona, por edhe ngjarjet më madhore.

Kësisoj njëra nga ngjarjet më të mëdha në futboll, Kampionati Evropian Euro 2020 është shtyrë për vitin e ardhshëm.


Megjithatë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA po mendon të ndryshojë agjendën e evropianit.

Ky kampionat është planifikuar të mbahet në 12 shtet të ndryshme të Evropës, por që kjo mund të ndryshojë.

Duke parë valën e dytë që ka kapluar vendet evropiane me Covid-19, UEFA ka filluar bisedimet me Anglinë që i gjithë kampionati evropian të zhvillohet aty.

Shumë shtete të ndryshme evropiane kanë bllokuar kufijtë e tyre dhe nuk dihet nëse deri në verë do të ndryshojë situata.

Megjithatë UEFA po bisedon me anglezët që nëse jemi në të njëjtën situatë me pandeminë, atëherë i gjithë kampionati evropian të zhvillohet në Angli.

‘Daily Mail’ ka bërë të ditur se përveç Anglisë disa nga ndeshjet mund të zhvillohen edhe në Skoci apo Uells, shtete që janë pjesë e Britanisë së Madhe.

Bisedimet kanë filluar dhe në varësi të asaj që ndodh deri në dy apo tre muajt e parë të vitit me pandeminë dhe rrjedhën e saj, UEFA do të marrë vendimin nëse do të ruajë formulën me 12 shtete, apo nëse do të zhvendoset përfundimisht në Britaninë e Madhe për këtë edicion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori