LAJMI I FUNDIT:

Shkaktoi kolonë dhe plagosi një shofer – ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit

Shkaktoi kolonë dhe plagosi një shofer – ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.V., i cili gjendet në paraburgim nga data 10.01.2022 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, me datë 10.01.2022, rreth orës 14:40, në rrugën ‘’Xhemil Fluku’’ në Prizren, i akuzuari L.V., tenton ta privojë nga jeta viktimën B.G., nga Prizreni, transmeton Telegrafi.


“Në atë mënyrë që, derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur ku si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, ashtu që para automjetit të viktimës ishte duke qëndruar i pandehuri me automjetin e tij të markës ‘Audi’, i cili e kishte ndalur automjetin duke biseduar me një kalimtar rasti, kështu duke shkaktuar kolonë të panevojshme në trafik, me ç’rast viktima pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment i pandehuri del nga automjeti, i afrohet viktimës dhe fillon të fjaloset me të”, thuhet në njoftim.

Mosmarrëveshje në komunikacion, gjuhet me armë një person në Prizren
Lexo po ashtu Mosmarrëveshje në komunikacion, gjuhet me armë një person në Prizren

“Ndërkohë, në fjalosje e sipër, i pandehuri kthehet në automjetin e tij, e merr një pistoletë në dorë dhe sërish kthehet tek vetura e viktimës dhe pas shkëmbimit të sërishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet viktimën në kokë, me ç’rast ky i fundit i vërsulet të njëjtit duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë të vërtetuara sipas raporteve mjekësore”, njofton Prokuroria Themelore në Prizren”.

Me këto veprime i pandehuri i lartëcekur ka përmbushur elementet e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori