Jo rrallë ndiheni të lodhur, ndërsa nuk keni ndonjë arsye për këtë. Kur i keni bërë për herë të fundit analizat e gjakut?
Ndoshta shkaktar i lodhjes suaj është anemia, përkatësisht numri i zvogëluar i rruazave të kuqe të gjakut. Kjo, megjithatë, mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Për këtë arsye vizitojeni mjekun dhe kontrollojeni pasqyrën e gjakut!
Gjendja paralajmëruese
Mjekët tërheqin vërejtjen në faktin që anemia zbulohet vështirë. Pse? Për shkak se simptomat e para të anemisë janë shumë të buta dhe mund të përzihen me simptomat e sëmundjeve tjera. Është shumë e rëndësishme që ta dini që anemia nuk është sëmundje, por gjendje e cila paralajmëron në ekzistimin e ndonjë sëmundjeje, ose çrregullimi në të ushqyer, transmeton Telegrafi.
Për ata që janë më pak informuar, kur bëhet fjalë për aneminë, tejet të rëndësishme janë eritrocitet. Gjaku, në fakt, përbëhet nga rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet, rruazat e bardha të gjakut – leukocitet, pllakat e gjakut – trombocitet, të cilat qarkullojnë në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Eritrocitet janë të rëndësishme, sepse e përmbajnë proteinën e kuqe të pasur me hekur, hemoglobinën, e cila e transferon oksigjenin nga mushkëritë deri te të gjithë muskujt dhe organet e organizmit tonë.
Personat anemikë kanë pak eritrocite, ndërsa numri i vogël i eritrociteve përmban edhe pak hemoglobinë, ndërsa si shkak i kësaj reduktohet rrjedhja e oksigjenit në tru, zemër dhe muskuj. Kur ndodh kjo njeriu ndien lodhje mendore dhe fizike.
Duke pasur parasysh se është reduktuar numri i eritrociteve, zemra punon më shpejt, në përpjekje që me rrjedhje më të shpejtë të gjakut ta kompensojë mungesën e oksigjenit në gjakun e varfër sa u përket eritrociteve.
Shkaktarët e anemisë mund të jenë të shumëfishtë, humbja e gjakut për shkak të sëmundjeve të veshkave, nyjeve, organeve për formimin e gjakut…
Fajtore janë edhe ilaçet
Aneminë mund ta shkaktojnë edhe efektet e padëshirueshme të disa llojeve të ilaçeve, ushqimi i varfër, të cilit i mungojnë vitaminat, e veçanërisht mineralet, më së shumti hekuri. Kur ndodh kjo, personi ndihet sikur ta ketë shkelur treni. Nuk ka fuqi jetësore dhe investon shumë mund për t’i kryer madje edhe obligimet më të thjeshta të përditshme.
Simptomat e anemisë janë lodhja, përgjumja, marramendja, zbehja e lëkurës, mishit të dhëmbëve, thonjve dhe shuplakave, puna e shpejtuar e zemrës, ndjenja e të ftohurit, veçanërisht të ekstremiteteve, pikëllimi, depresioni, çrregullimi i gjumit dhe humbja e oreksit.
Për shkak se simptomat mund të përzihen lehtë me simptomat e sëmundjeve të tjera, është e rëndësishme që të bëhet analiza e gjakut.
Kurrë mos e konsumoni hekurin me qumësht
Shmangeni konsumimin e hekurit me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e tij. Është më mirë ta pini me lëng të pasur me vitaminë C, do të absorbohet më lehtë. Hekuri mund të shkaktojë konstipacion ose diarre, konsultohuni me mjekun.
Si ta ndihmoni veten?
Kontrollojeni rregullisht gjakun dhe përmirësojeni kualitetin e ushqimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre