LAJMI I FUNDIT:

SHKAK ME SHKRUEJT

SHKAK ME SHKRUEJT

Poezi nga: Enrique Gracia Trinidad
Përktheu: Maksim Rakipaj

Me shkruejt për nji kohë
kur për kërrkend s’do t’jena mâ
dhe, në ma t’lumin rast,
do t’jena veç nji maskë e pudrosun
prej atyne qi n’biblioteka stolisin librat.


Me shkruejt për nji shekull, nse ia mbrrin ndokur,
mâ pak i zi dhe budallë se ky shekull.
Me ja lanë ngulitun në kujtesë:
letra, disqe, qelqe, qeramikë të zmaltueme,
qelibar, kuarc a molekula gazit.

M’i bâ fjalët në të ardhmen me lundrue
bash si me kenë lundra letret
qi përmbytjes i kanë mbijetue.

Me shkruejt nse ndokush, ndokur,
të njajtën dhimbë n’zemër ka m’e pasë
a të njajtin gëzim ka m’e shijue.