LAJMI I FUNDIT:

Shitjet me pakicë shënojnë rritje

Shitjet me pakicë shënojnë rritje

Në bazë të të dhënave të publikuara në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë, tremujori i tretë 2017”, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), vërehet se në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin paraprak të të njëjtit vit ka pasur rritje te tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 16.9 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara për 2.8 për qind, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 2.3 për qind dhe tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 1.6 për qind, shkruan Telegrafi.

Ndërsa, rënie është shënuar te tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me -2.7 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 0.8 për qind dhe tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara me 0.5 për qind.


Ndërkaq, krahasuar tremujorin e tretë të vitit 2017 me tremujorin e tretë të vitit 2016, ka pasur rritje te tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara me 34.3 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara me 22.4 për qind, tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje me 22.4 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara me 17.3 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara me 11.8 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara me 2.7 për qind.

Kurse, rënie është shënuar te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara me 0.9 për qind dhe tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara për qind 0.6 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori