LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e Samsung Galaxy Fold kanë arritur gati gjysmë milionë njësi

Shitjet e Samsung Galaxy Fold kanë arritur gati gjysmë milionë njësi

Pajisjet e palosshme kanë filluar të marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Samsung Galaxy Fold ka qenë një nga pajisjet më të mira që kemi parë në vitin 2019, edhe pse erdhi me disa probleme.

Për fat të mirë Samsung më në fund arriti të rregullojë ato probleme, dhe më në fund u lansua me një çmim prej 2,000 dollarësh.

Ky çmim mund të nënkuptonte se nuk do të shitej mirë, por duket se nuk është ashtu.

Samsung sapo ka zbuluar se Samsung Galaxy Fold shiti midis 400,000 dhe 500,000 njësi në 2019.

Ky informacion erdhi direkt nga CEO DJ Koh gjatë një seance intervistimi në konferencën tekologjike CES.

Mund të mos duket shumë kur krahasohet me pajisje të tjera, por mbani mend se kjo pajisje ka disponueshmëri të kufizuar dhe është shitur sa herë që ishte përsëri në magazinë.

Tani mbetet vetëm të presim për të parë se si do të shitet pajisja e tyre e ardhshme e palosshme, Samsung Galaxy Fold 2.

Kjo pajisje e re mund të jetë pajisja e parë e palosshme në treg me një model të guaskës, dhe çmimi i saj prej 1.000 dollarë mund ta bëjë atë më tërheqës për blerësit e mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Përdorues të shumtë të Windows nuk do të pajisen me përditësimin e ri të Google Chrome

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji

"Zbuloni botën e re të Inovacionit” - Tech Park Prishtina, hapja zyrtare më 12 tetor, Çavolli jep detajet

Teknologji
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori