LAJMI I FUNDIT:

Shitja e vetura u rrit sërish gjatë fundit të muajit të kaluar

Shitja e vetura u rrit sërish gjatë fundit të muajit të kaluar

Numrat e shitjeve të veturave në fund të muajit maj, janë mjaft të larta në krahasim me ato të një muaji më herët

Industria e automobilizmit është dëmtuar rëndë nga pandemia, pasi numri i shitjeve të veturave ishte në minimumin e mundshëm, transmeton Telegrafi.


Gjigantët si Mercedes dhe Porsche që kanë shitje shumë të mëdha, kanë pasur rënie masive të shitjeve, derisa janë anuluar edhe shumë projekte dhe bashkëpunime të ndryshme. Por, ka lajme të mira, sa i përket kërkesës dhe shitjeve gjatë fundit të muajit të kaluar, kur shitja e veturave është rritur sërish.

Raporti nuk tregon se industria e automobilizmit është kthyer në gjendjen e mëparshme, por se është në rrugë të mbarë për kthim në normalitet. Hyundai Motor Group njoftoi se Hyundai dhe Kia kanë pësuar rritje të shitjeve.

Derisa, Hyundai është shitur në 57,619 njësi në fund të muajit të kaluar, derisa në të njëjtën kohë të vitit të kaluar u shite në 60,062 njësi, Kia i ka shitur 22,512 njësi në fund të majit, që është më shumë se 17,238 njësi, që u shit në muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Mazda i ka shitur 24,993 njësi në fund të muajit të kaluar, që është dhjetë për qind më pak se shitjet e muajit të njëjtë të një viti më herët.

Subaru i ka shitur në muajin maj 51,988 njësi, që është për 18 për qind më pak se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të shkuar, derisa shumica e makinave Honda kanë pasur shitje të njëjtë me ato të vitit të kaluar, ndërsa për Passport ka pasur kërkesë pak më të madhe.

Sa i përket industrisë së makinave luksoze, Acura ka pasur problem me shitjet, pasi shiti 28.7 për qind më pak vetura muajin e kaluar, në krahasim me një vit më herët, Genesis u shit në 1,350 njësi, apo 41.6 për qind më pak. Volvo ka pasur shitje të konsiderueshme, duke arritur të shiste 9,519 makina, që janë vetëm 2.5 për qind më pak se shitjet e muajit të njëjtë në vitin e kaluar.

Shitjet e automjeteve nuk pritet të normalizohen menjëherë, mirëpo nëse do të ketë rritje të vazhdueshme, brenda disa muajve mund të ketë edhe rikthim në normalitet. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Telsa prezanton versionin e përmirësuar të Model 3 Performance

Auto
Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Kosovari prezanton në Itali veturën e parë shqiptare “Illyrian TSX” - çmimi i saj do të jetë deri në 1.7 milion euro

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në

Zbulohen imazhet e Range Rover Electric teksa makina fillon testimin në "terrenet e ngrira" të Suedisë

Auto
Kalo në kategori