LAJMI I FUNDIT:

Shitet vetura e njëmiliontë e BMW X1 që është prodhuar në fabrikën Regensburg

Shitet vetura e njëmiliontë e BMW X1 që është prodhuar në fabrikën Regensburg

Prodhuesi gjerman i veturave ka bërë të ditur shifrën jubilare të një milion veturave të shitura të SUV-it më të vogël në fabrikën e tij në Regensburg, Gjermani. Vetura është një iX1 elektrik i lyer me ngjyrë të bardhë Alpine.

Fabrika e BMW në Regensburg hapi dyert e saj në vitin 1986. Çdo ditë nga kjo fabrikë nisen për në tregjet globale rreth 1000 vetura nga Seria 1, Seria X1 dhe Seria X2.


Së bashku me modelin standard “termal X1”, versioni i tij elektrik iX1 është automjeti i parë me bateri që filloi të montohet në këtë fabrikë në nëntor të vitit të kaluar. Tani BMW po feston kopjen jubilare të miliontë të modelit të saj më të vogël SUV, dhe jubileu shënohet me prodhimin e një versioni elektrik.

BMW njoftoi në mars se do të investojë më shumë se 350 milionë euro në këtë fabrikë deri në fund të vitit 2023.

Falë këtij investimi do të rritet prodhimi i makinave dhe do të hapen rreth 500 vende të reja pune.

Fabrika e BMW Group Regensburg u bë kohët e fundit fabrika e parë e automobilave në botë që përdor një proces të dixhitalizuar dhe të automatizuar nga fundi në fund për inspektimin, përpunimin dhe shënimin e sipërfaqeve të lyera të automjeteve në prodhimin standard që mbështetet në robotë të kontrolluar nga AI (inteligjencë artificiale). Ky përfaqëson një hap tjetër drejt një fabrike dixhitale dhe të lidhur në mënyrë inteligjente (BMW iFactory) në këtë rajon.

Një tjetër SUV me emetim zero – BMW iX2 – gjithashtu do të prodhohet në këtë vend në fund të këtij viti. /Telegrafi/