LAJMI I FUNDIT:

Shitet vepra origjinale e Proustit

Shitet vepra origjinale e Proustit

Botimi origjinal i veprës “Nga ana e Suanit” e Marcel Proustit u shit sot për 1,51 milionë euro, një rekord botëror për një vepër origjinale në frëngjisht, bëhet e ditur nga kompania e ankandeve ”Sotheby’s”.

Kjo kopje e rrallë, e cilësuar nr. 1, ishte vlerësuar fillimisht midis 600-800 mijë euro. Vepra vinte nga biblioteka e Pierre Berge e prezantuar për të dalë në ankand tek ”Drouot” në Paris.


Rekordi i mëparshëm për një vepër origjinale në frëngjisht ishte regjistruar në 2009 për një vepër origjinale “Lulet e së keqes” të Charles Baudelaireot e shitur në atë periudhë në ankand me vlerën e 775 mijë euro. /KP/