LAJMI I FUNDIT:

Shitet modeli i fundit ekzistues i Mitsubishi Lancer Evolution

Shitet modeli i fundit ekzistues i Mitsubishi Lancer Evolution

Pas vitesh përpjekje, një person ka përmbushur ëndrrën e tij për të zotëruar një Mitsubishi Lancer Evolution.

Dhe me sa duket, ky Evo VIII i vitit 2003 mund të jetë Lancer Evolution i fundit i fabrikës në planet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se pronari i mëparshëm i tij e ka përdorur atë për udhëtime të përditshme në rrugët e New York-ut për më shumë se dy dekada.

Edhe pse ndodhet në gjendje të mirë, dikush i kishte thyer xhamin e pasëm dhe e kishte vjedhur ndërsa vetura ishte e parkuar në rrugë gjatë natës.

Ndryshe, ky model përmban ulëse Lancer dhe ka të vendosura goma verore Ventus V12.

Kur e bleu, pronari aktual pa se frenat i kishin kapluar shenja të vogla ndryshku. Kështu që me atë buxhet të vogël që kishte, ai ka riparuar veturën që tani posedon duke filluar nga frenat dhe vaji i ri i motorit.

Deri më tash, Evo VIII ka përshkuar 1,206 kilometra me pronarin e ri, i cili shpreson që ta përdor atë për udhëtime të shpeshta. /Telegrafi/