LAJMI I FUNDIT:

Shitësja e plazhit befasoi turistët me vallëzim, teksa në kokë e mbante tabakanë me ushqime (Video)

Shitësja e plazhit befasoi turistët me vallëzim, teksa në kokë e mbante tabakanë me ushqime (Video)

Turistët e një plazhi në Acapulco të Meksikës, u befasuan me mënyrën se si vallëzonte një shitëse e sandviçëve.

Nën ritmin e muzikës latine, ajo lëvizte tërë trupin, teksa mbante tabakanë me ushqime në kokë, transmeton Telegrafi.

“Mënyrë e përkryer argëtimi, për të shitur ushqime dhe për të fituar bakshishe” ka shkruar një komentues.

Mirëpo, disa janë shprehur sa e kanë mbajtur frymën derisa e kreu vallëzimin gra frika se do e rrëzonte tabakanë. /Telegrafi/