LAJMI I FUNDIT:

Shitësi kërkon ndihmë, ketrit po i vjedhin çokollatat nga raftet (Video)

Shitësi kërkon ndihmë, ketrit po i vjedhin çokollatat nga raftet (Video)

Paul Kim nga Toronto e Kanadasë po ankohet për ketrit që po hynë në dyqan për t’i grabitur çokollata.


Pronari i lokalit të vogël ku shiten gjëra ushqimore, ka thënë se mbi 40 herë këto krijesa po ia marrin produktet që janë të vendosura në raftet e poshtme, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi që t’i ndalojë, ai i ka bërë disa xhirime që i tregojnë rastet dhe po kërkon ndihmë, për të ndaluar këtë aktivitet.

“Janë dy ketër apo më shumë, që kanë kryer mbi 40 vjedhje. Nuk kam çfarë të bëj, sepse janë tepër të shpejtë” ka thënë Kim.

Së bashku me të bijën, ai ka vënë disa video në Facebook për të dokumentuar rastin, por duket se do të vazhdojë edhe më tutje, sepse askush nuk po e ndihmon në asnjë formë. /Telegrafi/