Dy tregjet e Apple në Londër kishin mbetur pa iPad 2, ndërsa nuk ishin të sigurt nëse do të ketë PC tableta tjera të hënën. Ndërkohë, edhe dyqanet e Apple në Kanada janë boshatisur.

Disa pika më të vogla shitëse në Britani të Madhe kishin pranuar numër më të vogël të iPad 2, të cilët janë shitur shumë shpejtë.


Sipas këtyre informatave, blerësit e rinj në tregun ndërkombëtar do të duhet të presin deri në shpërndarjen e njësive të reja të PC tabletës së Apple, që pritet të ndodhë nga e premtja që vjen. /Telegrafi/