Shiten dhjetë milionë Galaxy S

Gjiganti elektronik jugkorean Samsung ka shitur gjithsej dhjetë milionë njësi të telefonit të vet të mençur Galaxy S, me sistemin operativ Android, qëkur ka dalë në treg vjet në qershor, raportojnë mediet franceze.
Bëhet fjalë për telefonin me ekranin AMOLED prej katër inçësh, prej të cilëve 1.4 milionë njësi në mesatare janë shitur për çdo muaj.
Galaxy më së miri është shitur në Amerikë (katër milionë njësi), e më pas në Evropë (2.5 milionë njësi) dhe Azi (dy milionë njësi). /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/01/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































