LAJMI I FUNDIT:

Shiten 15 milionë makina gjatë 2017-së në BE

Shiten 15 milionë makina gjatë 2017-së në BE

Gjatë vitit 2017 në Bashkimin Evropian (BE) janë mbi 15.1 milionë makina të shitura me një rritje prej 3.4 për qind krahasuar me një vit më herët, ku kjo rritje është pothuajse në të gjitha vendet e BE-së.

Një në pesë makina të shitura vijnë nga Gjermania apo me 3.4 milionë automjete të shitura, ose 2.4 për qind më shumë.

‘Volkswagen’ është makina më e shitur në Evropë me 3.7 milionë makina dhe vazhdon ta mbaj frontin si prodhuesi i parë, ndërsa në vend të dytë qëndron grupi ‘PSA’, i cili përfshin ‘Peugeot’ dhe ‘Citroen’, i cili shiti mbi 1.8 milionë vetura, duke i marrë vendin e dytë ‘Renault’, shkruan Telegrafi.

Ky vit rezultoi i suksesshëm edhe për ‘FCA’ ku shiten mbi një milion modele, gjë që tejkalon dhe ‘BMW’, ‘Ford’ dhe ‘Daimler’. /Telegrafi/