LAJMI I FUNDIT:

Shirat e rrëmbyeshëm, të paktën 11 të vdekur në Brazil – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Shirat e rrëmbyeshëm, të paktën 11 të vdekur në Brazil – pamje që tregojnë kaosin e krijuar

Shirat e rrëmbyeshëm që i kthyen rrugët në lumenj kanë vrarë të paktën 11 persona në Brazil.

Stuhia goditi veçanërisht fort pjesët veriore të Rio de Zhaneiros, tha të dielën Departamenti i Zjarrfikësve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Njerëzit në zonë vdiqën nga rrëshqitjet e dheut, mbytjet dhe “goditjet” elektrike.

Zjarrfikësit ishin ende në kërkim të një gruaje që u zhduk pasi makina e saj ra në një lumë që nga mbrëmja e së dielës.

Uji nga stuhia arriti në çatitë e makinave në disa pjesë të Avenida de Brasil, një rrugë kryesore në qytet.

Kryebashkiaku Eduardo Paes vlerësoi situatën një “emergjencë” dhe u kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

Një duzinë linjash autobusësh u mbyllën dhe disa stacione metroje u mbyllën për shkak të ujit në shina.

Disa pjesë të qytetit panë sasinë e një muaji të nivelit të zakonshëm të shiut në janar në vetëm 24 orë.

Një raport nga zjarrfikësit tregoi se ata ishin përgjigjur ndaj 200 ngjarjeve të lidhura me stuhitë.

Ndërsa një agjenci kombëtare që monitoron fatkeqësitë natyrore tha se ekzistonte një rrezik i lartë i rrëshqitjeve të dheut në tetë qytete në shtetin përreth Rio de Janeiro. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori