LAJMI I FUNDIT:

Shikueshmëria e televizioneve në Maqedoni për vitin e kaluar (Dokument)

Shikueshmëria e televizioneve në Maqedoni për vitin e kaluar (Dokument)

Shumica e të anketuarve nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale janë përgjigjur se gjatë vitit të kaluar në baza ditore dhe javore kanë shikuar TV Sitel. Në baza ditore ky televizion është ndjekur nga 38.85 për qind.

Të dhënat nga ASHMAA tregojnë se në çdo tre mujor TV Sitel ka qenë më i shikuari, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas TV Sitel, më i ndjekur ka qenë Kanal 5 me 30.84 për qind, ndërsa më pas TV Tellma dhe Alsat-M.

Shërbimi publik është në vendin e pestë, ndërsa pas RTVM 1 është TV24 dhe Alfa.

Nga vendi i tetë deri të njëmbëdhjetin janë kanalet e huaja “Fox”, “Sport Klub”, “Discovery” dhe National Geographic”.

35.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se më shumë ndjekin lajme, 20.4 për qind programe informative, 10.8 për qind program zbavitës dhe muzikë dhe 9.7 për qind seriale filmike.

Anketa është realizuar përmes telefonave me ndihmën e kompjuterëve./Telegrafi/