LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Qeveria të mos fshehë nga gazetarët informacione të karakterit publik

SHGM: Qeveria të mos fshehë nga gazetarët informacione të karakterit publik

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon raportin injorues të Sektorit për marrëdhënie me opinionin dhe Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë ndaj mediave të ndërlidhura me vendimin e miratuar paradokohe për bashkimin e koncesioneve për minierën Ilovica.

SHGM njofton se tek ata kanë arritur vërejtje nga gazetarë, të cilët edhe krahas përpjekjeve nuk kanë arritur të marrin detaje se çfarë ka ndodhur në seancën e Qeverisë të mbajtur më 27 qershor të vitit 2023, në të cilën është propozuar dhe miratuar vendimi, për të cilin ka interesim të madh publik dhe të motivuar nga rëndësia e çështjeve për qytetarët, disa kolegë gazetarë kërkuan të merrnin më shumë detaje se si shkoi diskutimi, bazuar në një pasqyrë të shënimeve të transkriptit nga kjo seancë.


“Në vend të përgjigjes, nga Zyra e zëdhënësit të Qeverisë është ndarë me publikun një arsyetim se sipas nenit 94 paragrafi 6 i Rregullores së punës së Qeverisë, nuk mund të japin fragmente nga transkripti. Për të mos lënë përshtypjen se kjo procedurë nga ana e Qeverisë është tentativë për të fshehur informacione të një rëndësie të veçantë për publikun, SHGM-ja kërkon që menjëherë të vihet në dispozicion të gazetarëve, e përmes tyre edhe të gjithë qytetarëve”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Krahas kësaj, SHGM-ja vë në dukje edhe një devijim serioz të Qeverisë në fushën e transparencës, duke pasur parasysh se faqja zyrtare në rubrikën për procesverbalet e seancave të qeverisë nuk është përditësuar për më shumë se dy muaj, duke pasur parasysh se procesverbali i fundit daton nga 17 maji i vitit 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori