LAJMI I FUNDIT:

Shfrytëzoni skanerin e iPhonit për skanim, pa pasur nevojë që të shkarkoni ndonjë aplikacion

Shfrytëzoni skanerin e iPhonit për skanim, pa pasur nevojë që të shkarkoni ndonjë aplikacion

Të gjithë ata që janë duke punuar larg zyrës dhe iu mungon skaneri për të skanuar ndonjë dokument, zakonisht duhet të kërkojnë ndihmë nga grupet e treta, apo duhet të shkarkojnë ndonjë aplikacion që ta kryejnë këtë veprim.

Por, para se të bëhet kjo, duhet ditur se Apple ka punuar që ta integrojë këtë mundësi në iPhonin tuaj shumë më parë, transmeton Telegrafi.

Me iOS 11 të lansuar më 2017, Apple e ka integruar edhe skanerin, që mund të gjendet në Notes, ndërsa është shumë i dobishëm për ditët e sotme kur shumica janë duke punuar larg zyrës si pasojë e pandemisë.

Ata që nuk e kanë ditur se kanë të iPhonin e tyre edhe aplikacionin për skanim, janë dhënë disa këshilla, që tregohet se ku gjendet dhe si mund të shfrytëzohet.

Shkoni në aplikacionin Notes të iPhonit dhe hapeni një faqe, apo klikoni në ikonën e vogël që ndodhet në anën e jashtë të pjesës së poshtme.

Klikoni në ikonën e kamerës, kur të shfaqet në meny dhe pastaj zgjidhni “Scan Documents”, ndërsa mbajeni telefonin derisa ta skanojë tërë dokumentin.

Duhet pasur kujdes, nëse skaneri është në sistemin automatik, atëherë e përfundon procesin vet, ndërsa nëse është në formatin manual atëherë duheni të kujdeseni vet që ta përfundoni skanimin.

Nëse duhet ta bëni në mënyrë manuale, atëherë kujdesuni që t’i keni futur të gjitha këndet e dokumentit, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pa u skanuar.

Vazhdoni të skanoni nëse keni më shumë faqe, ndërsa zgjidhni “Ritake”, nëse doni që gjithçka të shlyhet dhe të bëni një skanim të ri nga fillimi.

Shtypni “Save” kur gjithçka të ketë përfunduar dhe do ta keni një dokument PDF, sikur të jetë skanuar në zyrë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Meta dhe Google akuzohen për kufizimin e shpërndarjes së informacionit për shëndetin riprodhues

Teknologji
WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

WhatsApp po merr një veçori të re, a do ta përdorni?

Teknologji
YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

Teknologji
Kalo në kategori