Në Sfidën e Kodimit, e treta me rradhë në nivel vendi, me pajisjen “micro:bit” doli fituese ekipi i shkollës Dëshmorët e Vitisë nga Vitia. Kjo sfidë u organizua në kuadër të programit ‘’Shkollat e Shekullit 21’’ të cilin në Kosovë e implementon British Council në bashkëpunim me Ministrinë e Shkencës, Arsimit dhe Teknologjisë, të cilën e financon qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë sfidë ishin të ftuara të marrin pjesë të gjitha shkollat që kanë përfunduar trajnimet e programit “Shkollat e Shekullit 21” dhe kanë pranuar pajisjet Micro:bit. Pas vlerësimit të 39 projekteve të dorëzuara nga shkollat në mënyrë digjitale një juri ekspertësh ka përzgjedhur 17 projektet më të mira për tu prezantuar në Sfidën e Kodimit në Prishtinë. Tema e Sfidës ishte t’i përgjigjej qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDGs) të Kombeve të Bashkuara.
Drejtori i British Council për Kosovë, Angus Bjarnason tha me këtë rast: “Ishte kënaqësi që sërish të shohim krijimtarinë dhe imagjinatën e nxënësve kosovarë në sfidën e sotme të kodimit. Urime për të dy shkollat fituese nga Vitia dhe Drenasi, të cilat janë zgjedhur për të qenë në mesin e katër shkollave përfaqësuese për Kosovën në Sfidën Rajonale të Kodimit që do të mbahet më vonë gjatë vitit”.
Nxënësit Erza Haziri dhe Edon Neziri, realizuan projektin për ruajtjen e ambientit, kursimin dhe mirë-menaxhimin e parasë publike dhe ruajtjen e energjisë përmes ndriçimit publik nga sensorët e ndërtuar me micro:bit, alarmit për tërmete, si dhe matjes së zhurmës në ambiente publike.
Në këtë ngjarje ishin prezent Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, Ambasadori i Britanisë në Kosovë Nicholas Abbott, si dhe përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit.
Ministrja Hykmete Bajrami tha: “Ndjehem e lumtur që kam rastin të marrë pjesë në sfidën e kodimit. Nxënësit e shkollave tona kanë realizuar projekte interesante përmes pajisjes ‘micro bit’ në kuadër të programit Shkollat e Shekullit 21. Siç e dini arsimi është nga prioritet kyçe të qeverisë sonë dhe çdo aktivitet që ka për qëllim rritjen dhe avancim në arsim, shkencë, teknologji dhe inovacion do të mbështet forte nga ne. MAShT-i e konsideron programin si një nga iniciativat më të rëndësishme në arsimin fillor, të mesëm dhe të ulët, me qëllim të avancimit të dijes së nxënësve. Përmes teknologjisë ne mund të arrijmë te inovacionet të cilat mund të përmirësojnë mënyrë se si ne bashkëveprojmë me njëri – tjetrin dhe si të zgjedhim sfidat e tanishme e ato që na presin në të ardhmen. Investimi në shkathtësitë digjitale, mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve është tepër i rëndësishëm për nxënësit tanë, dhe lënda e kodimit do të futet në kurrikilë qysh në ciklin e ulët fillor”.
Me këtë rast, Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbot theksoi: “Të dashur nxënës është kënaqësi për mua të shoh nga afër kreativitin tuaj në këtë sfidë të kodimit. Është partneriteti më i rëndësishëm në arsim ndërmjet Britanisë dhe Kosovës. Ne po punojmë së bashku sepse këto janë aftësitë që i duhen nxënësve si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Kosovë, përfshijnë mendimin kritik, kodimin dhe zgjidhjen e problemeve”.
Dy vendet e para të Sfidës së Kodimit në nivel të vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Sfidën rajonale e cila do të mbahet si pjesë e Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor. Ju rikujtojmë që në Sfidën Rajonale të mbajtur në maj të vitit të kaluar në Beograd, shkolla ‘’Faik Konica’’ nga Prishtina fitoi vendin e dytë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Programi Kompakt, Hovenier: Para nesh kemi një detyrë të madhe
Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Amerikës
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri