LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen pamjet e Galaxy S10e në ngjyrë të verdhë

Shfaqen pamjet e Galaxy S10e në ngjyrë të verdhë

Shumë prodhues të telefonave nuk kanë pasur guximin për të ardhë me një ngjyrë kaq të guximshme, por duket sikur Samsung do të ketë guximin, me një Canary Yellow Galaxy S10e, të paktën nëse ky raport është i saktë.

Tashmë dijmë gjithçka rreth Galaxy S10e, pasi u zbulua disa ditë më parë, plotësuar me ekranin e sheshtë Infinity O, skaner të gjurmëve të gishtave të montuar anash dhe konfigurim me dy kamera. Pra, storia e vërtetë këtu është opsioni i ngjyrave, pasi ne po e shohim për herë të parë.


Përveç Canary Yellow Galaxy S10e, thuhet se ekzistojnë edhe versione të tjera: Prism Black, Green dhe White.

Nuk dihet sigurisht nëse të gjitha ngjyrat do të jenë të disponueshme në të gjitha rajonet, ose do të shohim disa ngjyra ekskluzive në varësi të tregut. Megjithatë, do të dijmë më shumë gjatë ngjarjes lansuese të 20 shkurtit. /Telegrafi/