LAJMI I FUNDIT:

Sherifi: Thaçi bashkë me Listën Serbe në kërkim të një qeverie të re që mbështet korrigjimin e kufijve

Sherifi: Thaçi bashkë me Listën Serbe në kërkim të një qeverie të re që mbështet korrigjimin e kufijve

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, konsideron se qëndrimet e ndryshme të presidentit Hashim Thaçi për veprimet e Listës Serbe nuk kanë shpjegim tjetër pos përpjekje për të detyruar qeverinë që ta mbështetë aventurën e tij të rrezikshme të korrigjimit të kufijve.

Ai në një status në Facebook përkujton se në mars të këtij viti, Lista Serbe bëri publik daljen e saj nga Qeveria e Kosovës, por përveç deklarimit publik, kjo “dalje nga Qeveria e Kosovës” nuk u shoqërua me asnjë dorëheqje të asnjë zyrtari, madje zyrtarët e kësaj partie vazhduan të merrnin rrogat nga buxheti i Kosovës dhe ruajtën të gjitha beneficionet që lidhen me institucionin e Qeverisë së Kosovës.


“Duke menduar se e ka mbështetjen e qeverisë, Hashim Thaçi shprehu zhgënjimin e vet për këtë veprim të Listës Serbe dhe deklaroi se “zhvillimet e tilla janë në kundërshtim me angazhimet për dialog për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe cenim i përpjekjeve për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë”. Madje presidenti i Kosovës nuk u ndal me kaq. Ai bëri ftesë që “të respektohet dhe të ruhet fryma e dialogut në mes Kosovës e Serbisë dhe të mbesim të fokusuar në normalizimin e marrëdhënieve, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe pajtim”, shkruan Sherifi.

Ai përkujton se zhvillimet e mëvonshme politike, sidomos që nga dalja publike lidhur me negociatat e fshehta në mes Aleksandër Vuçiqit dhe Hashim Thaçit, e bindën presidentin e Kosovës se nuk e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për realizimin e projektit për korrigjimin/shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Qëndrimet parimore rreth kësaj çështjeje të Qeverisë së Kosovës dhe të forcave tjera politike në vend, sipas Sherifit, janë arsye e vetme që bënë Thaçin të mbajë një qëndrim të ri për “daljen e re” të atyre që në fakt nuk kishin dalë fare nga Qeveria e Kosovës.

“Ende pa dorëzuar dorëheqje asnjë nga funksionarët e Listës Serbe, Hashim Thaçit nuk iu prit të kthehet nga Parisi, por prej Francës kërkoi nga qeveria e Kosovës që “të konfirmojë nëse e ka apo nuk e ka shumicën e nevojshme për të qeverisur”. Nëse e ka këtë shumicë atëherë Hashim Thaçi jep leje që të vazhdohet puna, ndërsa nëse nuk e ka ky “do të shikojë mundësitë e interpretimeve të kushtetutës për t’u dhënë mundësi qeverisjeje atyre që e bëjnë shumicën”, shkruan Sherifi.

Ai shpreh bindjen se do të dështojnë të gjitha përpjekjet e Thaçit që së bashku me Listën Serbe të sjellë në krye të institucionit të Qeverisë së Kosovës njerëz që do ta mbështesin projektin për korrigjim të kufirit.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori