LAJMI I FUNDIT:

​Sherifi akuzon këshilltarin e Kurtit për ofendim të qytetarëve që protestuan në mbrojtje të UÇK-së

​Sherifi akuzon këshilltarin e Kurtit për ofendim të qytetarëve që protestuan në mbrojtje të UÇK-së

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj këshilltarit të Albin Kurtit, Elvis Hoxha, i cili kishte thënë se protesta “Me marshin e UÇK-së” ishte thirrur si përgjigje qytetare kundër deklaratave të këshilltarit tashmë të shkarkuar, Shkëlzen Gashi.

Në një postim në Facebook, Sherifi shkruan se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se sa këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha u ka bërë protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike.

Sherifi thotë se kur kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”.  “Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë, sipas tij,  nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.

Sipas tij në çdo rresht të shkruar nga Hoxha që këshillon politikisht kryeministrin në detyrë, shihet vreri që vjell kundër atyre që kanë marrë guximin të protestojnë për një çështje të cilën botëkuptimi i tij politik nuk e konsideron as të drejtë dhe as të denjë për të protestuar.

Postimi i plotë i Sherifit:

Përderisa Shkëlzen Gashi, këshilltari politik i “liruar nga detyra” i kryeministrit në detyrë z. Albin Kurti bëri skandalin më të rëndë që ka ndodhur në skenë politike të Kosovës duke e akuzuar UÇK-në nga pozita e këshilltarit të kryeministrit më keq se akuzat e sajuara nga pushteti i atyre që kryen gjenocidin në Kosovë, këshilltari tjetër i z. Kurti, Elvis Hoxha nëpërmjet një shkrimi në FB, qenka përpjekur t’i bëjë një “rëntgen” motiveve dhe arsyeve që i kanë shtyrë qytetarët e Kosovës t’i bashkëngjiten protestës “Me marshin e UÇK-së”, e thirrur si një përgjigje qytetare kundër deklaratave të Shkëlzen Gashit.

I pakënaqur me protestat që nuk hynë në botëkuptimin e tij politik, këshilltari i z. Kurti, Elvis Hoxha e ndau popullin e Kosovës në dy kategori: “në të fortë” dhe “në frikacakë”.

Sipas tipologjisë së Elvis Hoxhës, në kategorinë e “të fortëve” hyn “banda e madhe e 80 deputetëve, që bëjnë keq, që bëjnë marrëveshje të dhimbshme, që bëjnë mocion dhe që mund ta heqin qeverinë në kohë krize. Dhe kjo bandë mund të bëjë keq, prandaj nuk guxojnë të bëjnë trimin kundër tyre”, ndërsa kategoria e dytë e njerëzve, janë ata që ky këshilltar politik i klasifikon në kategorinë e “frikacakëve”.

Në çdo rresht të shkruar nga ky person, që këshillon politikisht kryeministrin në detyrë, shihet vreri që vjell kundër atyre që kanë marrë guximin të protestojnë për një çështje të cilën botëkuptimi i tij politik nuk e konsideron as të drejtë dhe as të denjë për të protestuar! Prandaj i fyen në mënyrën më vulgare të mundshme duke i cilësuar si “frikacakë”, që në mungesë të trimërisë për të protestuar kundër “Aferës Pronto”, rastin e Shkëlzen Gashit e shfrytëzojnë për të treguar trimëri! Dhe, sipas Elvis këshilltarit politik, këtë e bëjnë vetëm për atë se “e dinë që Shkëzen Gashi nuk ka fuqi as të na bëjë mirë e as keq”.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, nuk mbahen mend fyerje më të rëndë se këto që këshilltari politik i z. Kurti u bëri protestave të qytetarëve të Kosovës që nuk hyjnë në kornizat e tija politike. Të rikujtojmë se kur protestohej nga ballkonet kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, atëherë protestuesit kualifikoheshin si “popull heroik i cili nuk pranon t’i nënshtrohet një njeriu”. Ndërsa, gjërat ndryshojnë kur të njëjtit qytetarë, nga të njëjtat ballkone protestuan me “Marshin e UÇK-së” kundër këshilltarit të kryeministrit të kësaj qeverie, të njëjtit qytetarë nuk janë asgjë më shumë sesa “një turmë frikacakësh”, që i nënshtrohet bandës së “80 të fortëve”.

Ky është rezultati i rentgenit që këshilltari politik i z. Kurti i bëri popullit që iu bashkëngjit protestës me “Marshin e UÇK-së”!

Logjika përmes së cilës Hoxha ndërton tezën e tij kur akuzon të gjithë protestuesit si një turmë që duke e sulmuar “një person i cili as mund të bëjë mirë as keq” duan të bëjnë “TRIMIN”, dëshmon se të gjitha ato që i thotë për protestuesit, vlejnë për vet atë, më shumë se për këdo tjetër. “Elvis Hoxha na tregoi se çka mendon për popullin e Kosovës, mirëpo nuk na tregoi se a hynë në këtë kategori të “TRIMAVE” që i “vërsulen një personi” edhe numri 2 i Vetëvendosjes, z- Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së, të cilët me po të njëjtin zell, sikur edhe të tjerët, u vërsulën mbi këshilltarin e Kurtit, Shkëlzen Gashi duke kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti shkarkimin e tij

Në këtë rast, sipas logjikës së këshilltarit Hoxha, ose edhe Glauk Konjufca dhe dhjetëra deputet dhe funksionar tjerë të VV-së janë pjesë e “turmës frikacake” që duke u vërsulur mbi “një person që nuk mund të bëjë as keq as mirë” duan të bëjnë TRIMIN, ose ai që shet këshilla politike Elvis Hoxha, duke u kujdesur të mos sulmojë Glaukun Konjufcën me kompani pse ata bënë TRIMIN, e rreshton veten në anën e frikacakëve që sulmon vetëm ata që nuk mund t’i bëjnë keq, por jo edhe ata prej të cilëve ka frikë se mund t’i bëjnë keq, siç janë Glauk Konjufca & co!

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori