LAJMI I FUNDIT:

Shërbyesit civil kërkojnë nivelizimin e pagave edhe për këtë sektor

Shërbyesit civil kërkojnë nivelizimin e pagave edhe për këtë sektor

Drejtues të Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës në një konferencë për media kërkuan të nivelohen pagat e shërbyesve civil me sektorët e tjerë me Projektligjin për Pagat për sektorin publik.

Ata kërkuan që të njihet përvoja e punës për punëtorët e administratës shtetërore të cilët kanë punuar në bazë të Ligjeve të Kosovës e të cilët janë larguar nga puna në okupimin serb, ashtu siç iu është njohur kjo përvojë mësimdhënësve.


Nëse nuk realizohen këto kërkesa paralajmërojnë greva në vendin e punës dhe protesta, ndërsa thonë se do ta paralizojnë administratën e shtetit.

Mursel Zymberi, kryetar i kësaj sindikate, tha se shqetësimet janë mjaft të mëdha te të gjithë shërbyesit civil për projektligjin e pagave.

“Shërbyesit civil po ndihen të diskriminuar. Jemi të detyruar të marrim masa për nivel të barazisë. Është e turpshme që në sistemin e drejtësisë të rriten pagat tri herë më shumë se shërbyesve civil me përgatitje të njëjtë. Kjo tregon kapjen e shtetit nga ata që janë në pushtet, sepse ka dallime të mëdha në paga”, tha Zymberi.

Ai ngriti shqetësimin tjetër për mos njohjen e përvojës së punës për të gjithë ata punëtorë të cilët mbrojtën kauzën kombëtare.

“Shqetësim tjetër mbetet mos njohja e stazhit të punës për ata punëtorë të cilët për një kauzë kombëtare lëshuan punën e sistemit të Serbisë, ndërsa ata të cilët pranuan në sistemin e administratës së Serbisë në vitet e ’90-ta, institucionet e Kosovës paguajnë pensionin e plotë. Ky është më shumë se diskriminim”, theksoi Zymberi.

Sipas Zymberit ka vetëm tendencë të uljes së pagave në këtë sektor. Me projektligjin e ri 1,000 euro është paga më e lartë, në këtë rast sekretari permanent, ndërsa paga e më e ulët e një nëpunësi civil 380 euro.

Kjo, sipas tyre është e papranueshme, kërkohet nivelim i njëjtë sikur në të gjithë sektorët tjerë. Remzije Zekolli, nënkryetare kësaj sindikate ka thënë se të enjten më 4 tetor punonjësit e Komunës së Vushtrrisë do të protestojnë për shkak të projektligjit për paga që po konsiderojnë se është diskriminues.

Protesta do të mbahet prej orës 09 deri në orën 10. Edhe komuna tjera kërkojnë që shumë shpejt do të mbajnë protesta. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori