LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi rus i Sigurisë refuzon të fillojë hetimin penal për helmimin e Navalnyt

Shërbimi rus i Sigurisë refuzon të fillojë hetimin penal për helmimin e Navalnyt

Departamenti Hetimor i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) ka refuzuar të hetoj helmimin e udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalny, ashtu siç kërkonin avokatët e tij nga Fondacioni Kundër Korrupsionit (FBK).

Siç shkruan Meduza, përcjell Telegrafi, Fondacioni kishte kërkuar nga FSB që të nisë një hetim penal ndaj helmit të Navalnyt me agjentin nervor Novichok.


Sipas nenit 335 të Kodit Penal të Rusisë, kjo vepër dënohet nga pesë deri në dhjetë vjet burg.

Sidoqoftë, FSB ka deklaruar se, nuk ka bazë ligjore për nisjen e hetimeve për këtë çështje.

“Ju informojmë se aktualisht nuk ka arsye që organet e Shërbimit Federal të Sigurisë të marrin vendime procedurale në përputhje me faktet që ju [FKB] shpaloset në lidhje me verifikimin e tyre nga një agjenci tjetër e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e FSB-së.

Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike
Lexo po ashtu Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike

Helmimi i Navalnyt me Novichok ishte konfirmuar edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Organizata kishte deklaruar se substancat në gjakun e tij si dhe në urinë, kishin shfaqur “karakteristika të ngjashme strukturore si kimikatet toksike që i përkisnin” grupit Novichok.

Novichok u zhvillua për herë të parë në fund të viteve 1970 dhe u mbajt i fshehur deri pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Programi sekret i armëve kimike - lidhjet e shkencëtarëve rusë me shërbimin sekret ushtarak GRU
Lexo po ashtu Programi sekret i armëve kimike - lidhjet e shkencëtarëve rusë me shërbimin sekret ushtarak GRU

Kujtojmë se më 20 gusht, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.

Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /Telegrafi/