LAJMI I FUNDIT:

Programi sekret i armëve kimike – lidhjet e shkencëtarëve rusë me shërbimin sekret ushtarak GRU

Programi sekret i armëve kimike – lidhjet e shkencëtarëve rusë me shërbimin sekret ushtarak GRU

Inteligjenca ushtarake ruse (GRU) ishte në kontakt të ngushtë me kreun e një instituti kërkimor të vendit, i cili koordinohej me shkencëtarë të specializuar në kimi dhe nanoteknologji, pak javë para helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në vitin 2018.

Të dhënat e patentave dhe të artikujve shkencorë të verifikuara nga shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë, treguan se këta shkencëtarë kishin punuar për vite me radhë në zhvillimin e metodave të sofistikuara për shpërndarjen e ilaçeve në trup, teknika që mund të përdorën për helmime ose armë kimike.


Gjetjet, të cilat janë rezultat i një hulumtimi të RFE/RL, Bellingcat, Der Spiegel dhe Insider, përcjell Telegrafi, shtrojnë pyetjet se nëse Rusia po shkel Konventën e Armëve Kimike të vitit 1992 dhe nëse po synon helmimin me toksina të ndaluara të disidentëve dhe kundërshtarëve të Kremlinit.

Ekspertët ndërkombëtarë, përfshirë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) dhe shkencëtarë britanikë dhe gjermanë, kanë identifikuar agjentin nervor Novichok, i zhvilluar në kohën sovjetike, si substancën e përdorur në helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij.

Një version i ri i Novichokut ishte identifikuar pas helmimit të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalny, një nga kritikuesit e presidentit Vladimir Putin, deri sa po udhëtonte për në Moskë nga Siberia.

Rusia në mënyrë të përsëritur e ka mohuar posedimin ose zhvillimin e këtij helmi, duke thënë se ka qenë në përputhje me traktatin e vitit 1992, e që ka shkatërruar rezervat e saj të agjentit nervorë Sarin, gazit Sinapit dhe kimikateve të tjera.

Në muajin tetor 2017, Putini mori pjesë në një ceremoni televizive, ku tha se rezervat e fundit të këtyre helmeve ishin eliminuar, mirëpo ky hulumtim jep prova të tjera për të kundërtën.

Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike
Lexo po ashtu Helmimi i Navalnyt me Novichok konfirmohet edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike

Helmimet me Novichkok

Më 4 mars 2018, Sergei Skripal, i cili u dënua me 12 vjet nga Rusia për bartjen e informacionit të klasifikuar në inteligjencën britanike, u sëmur rëndë deri sa ishte ulur në park jo shumë larg shtëpisë së tij në Salisbury. Po ashtu, vajza e tij, Yulia që ishte me të, u sëmur.

Më vonë, shkencëtarët britanikë e identifikuan Novichokun si helm. Një grua britanike vdiq pasi u ekspozua aksidentalisht ndaj helmit.

Novichok u zhvillua për herë të parë në fund të viteve 1970 dhe u mbajt i fshehur deri pas rënies së Bashkimit Sovjetik, kur një nga shkencëtarët e përfshirë në projekt, Vil Mirzayanov, e zbuloi këtë.

Helmimi i Skripalit tronditi Britaninë e Madhe dhe pjesën më të madhe të botës. Autoritetet arritën në përfundimin se, duke pasur parasysh sofistikimin e agjentit dhe ku ai ishte prodhuar fillimisht, përdorimi i tij jashtë Rusisë ishte dhuruar nga zyrtarë të lartë rusë ose ndoshta nga vetë Putini.

Krijuesi i helmit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalnyt
Lexo po ashtu Krijuesi i helmit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalnyt

Pas kësaj, Britania e Madhe dhe aleatët e saj dëbuan dhjetëra diplomatë rusë për të ndëshkuar Moskën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione të reja ekonomike kundër Rusisë, sipas një ligji të vitit 1991 që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt për përdorimin e armëve kimike dhe biologjike.

Rusia në mënyrë të përsëritur ka mohuar akuzat. Dy rusë të identifikuar nga autoritetet britanike, morën pjesë në një intervistë në kanalin shtetëror rus RT, ku e përshkruanin vetën si tregtarë dhe se kishin udhëtuar në Salisburry si turisë.

Ndërkohë, Bellingcat zbulon prova të lidhjeve midis të dyshuarve dhe Njësisë 29155, një ekip klandestin brenda GRU-së.

Njësia 29155 kishte lidhje me tentativat për vrasje dhe veprimtaritë e tjera subversive jashtë vendit, që datojnë disa vite para se të helmohej Skripal.

Pastaj, në muajin gusht 2020, Navalny po kthehej në Moskë nga qyteti siberian i Tomskit, kur u sëmur rëndë. Ai u shtrua në spital, ku ra në gjendje kome dhe pas disa ditësh ai u transferua në një spital të Berlinit. Pasi mbërriti atje, shkencëtarët gjermanë njoftuan se një agjent nervor që kishte lidhje me Novichokun, ishte shkaktari kryesor për sëmundjen e tij, i cili pastaj ishte konfirmuar edhe nga OPCW. Në një intervistë me Der Spiegel, Navalny akuzoi Putinin se qëndron pas helmimit të tij.

Instituti Eksperimental Shtetëror për Kërkime Shkencore të Mjekësisë Ushtarake, Shën Petersburg

Thirrjet telefonike të GRU-së

Më 27 shkurt 2018, pesë ditë para se Skripal të sëmurej, një kimist rus me emrin Sergei Chepur fluturoi nga Shën Petersburgu në Moskë. Chepur është drejtori i një instituti kërkimor federal të quajtur Instituti Eksperimental Shtetëror për Kërkime Shkencore të Mjekësisë Ushtarake, i cili është i vendosur në Shën Petersburg.

Sipas regjistrave telefonikë të siguruar nga Bellingcat, gjatë vizitës së tij në Moskë, Chepur komunikoi me disa oficerë të GRU-së dhe kaloi kohën në selinë e agjencisë në rrugën Khoroshevskoye Shosse 76B në veriperëndim të Moskës.

Gjithashtu, Chepur atë ditë komunikoi të paktën me një studiues nga Qendra Shkencore e Sinjalit. Kjo qendër u krijua në vitin 2010 me një dekret nga Putini, asokohe kryeministër, si pjesë e një riorganizimi të Ministrisë së Mbrojtjes, i njohur si Instituti i 33-të Qendror i Kërkimit dhe Testimit.

I vendosur në rajonin qendror të Saratovit, Instituti i 33-të ishte i njohur prej kohësh për testimin e armëve kimike. Në gusht të vitit 2020, ajo u vendos në listën e zezë nga qeveria amerikane, e cila tha se kishte “arsye të forta” për të besuar se ishte “e lidhur me programin kimik rus dhe pjesën e testimit të armëve kimike”.

Helmimi i Navalnyt - Kremlini vazhdon të mburret me vrasjet e kundërshtarëve të Putinit
Lexo po ashtu Helmimi i Navalnyt - Kremlini vazhdon të mburret me vrasjet e kundërshtarëve të Putinit

Pasi u largua nga selia e GRU-së më 27 shkurt 2018, të dhënat telefonike tregojnë se, Chepur vazhdoi në një tjetër strukturë ushtarake në Moskë, përkatësisht te Qendra e 27-të Shkencore Ushtarake.

I pranishëm në këtë qendër gjatë vizitës së Chepurit, sipas të regjistrave telefonik, ishte specialisti i organofosfateve [janë një klasë e kimikateve që gjenden në insekticide dhe disa ilaçe, ato përdoren gjithashtu në armët kimike] Viktor Taranchenko, i cili më parë punonte në qendrën e 27-të, por në atë kohë ishte një shkencëtar i niveleve të larta në Qendrën e Sinjalit. Këto regjistra tregojnë vendndodhjen e telefonatave në një kohë të caktuar, por është e pamundur të thuhet përfundimisht se të këta të dy u takuan atje në atë kohë.

Në muajt para udhëtimit të tij në Moskë, Chepur kishte komunikuar në mënyrë të përsëritur jo vetëm me shkencëtarë nga Qendra e Sinjalit, por edhe me oficerë të rangut të lartë të GRU-së. Midis atyre që ai kontaktoi, sipas regjistrave të telefonit, ishte gjeneralmajori Andrei Averyanov, komandanti i Njësisë 29155.

Chepur bëri të paktën 65 telefonata dhe dërgoi SMS te Averyanov, midis muajit maj 2017 dhe shtator 2019. Averyanov, i cili ishte kryesisht i panjohur për publikun, u theksua në një shkrim ku thuhet se një nga helmuesit e akuzuar të Skripalit, Anatoly Chepiga, kishte marrë pjesë në dasmën e vajzës së tij dy vjet më parë.

Të dy, Averyanov dhe Chepiga, i cili ishte në Britani të Madhe duke përdorur emrin Ruslan Boshirov në kohën e helmimit nga Skripalit, vërehen qartë në fotografitë nga dasma e vitit 2017.

Njeriu tjetër i identifikuar nga autoritetet britanike ishte oficeri i GRU-së, Aleksandar Mishkin (apo Aleksandar Petrov), të cilin Chepur e kishte telefonuar shumë herë.

Gjermania gjen agjent nervor Noviçok në mostrat e Navalnyt
Lexo po ashtu Gjermania gjen agjent nervor Noviçok në mostrat e Navalnyt

Chepur gjithashtu komunikoi me një oficer të tretë GRU-së, Denis Sergeyev, i cili shko në Britani të Madhe në vitin 2018, si dhe një oficer tjetër i Njësisë 29155, Aleksandar Kovalchuk, i cili sipas të dhënave të mëparshme të marra nga Bellingcat, ishte trajnuar por nuk udhëtoi në Britani të Madhe.

Regjistrat telefonik tregojnë se duke filluar nga 30 dhjetori 2017, pak më shumë se tre muaj para se Skripal të helmohej, për herë të parë Chepur kishte kontaktuar Mishkinin. Më 13-14 janar 2018 dhe 17-18 janar 2018, Chepur kishte zhvilluar disa biseda me Mishkinin dhe Averyanovin. Ai kontaktoi Sergeyevin më 2 dhe 3 shkurt. Më 12 shkurt, ai ishte në kontakt me Mishkinin, Kovalchukun dhe Sergeyevin.

Më 23 shkurt, gjatë një feste shtetërore në Rusi, Chepur kishte bërë dhjetëra telefonata dhe SMS-e me oficerë të GRU-së, mjekë dhe shkencëtarë, duke përfshirë një burrë të identifikuar nga Bellingcat dhe Insider si kryetoksikologu i Ministrisë së Mbrojtjes, Vadim Basharin.

Këta regjistra, gjithashtu tregojnë se në ditët para dhe pas helmimit të Skripalit, Chepur ishte në komunikim me dy shkencëtarët e lartë të Institutit të 33-të Qendror Eksperimental së Kërkimit Shkencor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Njësia 29155

Patentat dhe nanoteknologjia

Sipas një broshure të Ministrisë ruse së Mbrojtjes të publikuar në vitin 2018, nga viti 2004 deri në vitin 2010, një kimist me emrin Artur Zhirov ka drejtuar Institutin e 27-të. Kjo broshurë e përshkruan Institutin si entiteti kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes për çështjet që lidhen me sigurinë e qeverisë “në aspektin kimik dhe biologjik, si dhe kundërveprimet që lidhen me kërcënimet e përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike dhe biologjike”.

Në vitin 2010, 27-ta e Zhirovit u përfshi në Institutin e 33-të, i cili ishte i angazhuar në testimin e armëve kimike në Shikhany. Ishte drejtori dhe nënkryetari i këtij instituti që Chepur e kishte thirrur para dhe pas helmimit të Skripalit.

Shikhany ishte gjithashtu shtëpia e një instituti sekret të njohur si GosNIIOKHT. Sipas Mirzayanovit, i cili zbuloi për herë të parë programin sekret, ishte pikërisht kjo degë ku Novichok u zhvillua për herë të parë në vitet 1970.

Në fillim të tetorit, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj GosNIIOKHT si kundërpërgjigje ndaj helmimit të Navalnyt, duke thënë se përdorimi i Novichokut kundër tij, “ishte dështim i institutit për të shkatërruar rezervat e armëve kimike“.

Përafërsisht në të njëjtën kohë kur instituti që drejtonte Zhirovi u zhvendos, ai mori drejtimin e Qendrës së Sinjalit. Disa nga vartësit e tij, u larguan së bashku me të.

Të dhënat me burim të hapur zbulojnë se, Zhirov dhe kolegët e tij në Qendrën e Sinjalit kanë kryer kërkime të avancuara mbi substancat që prekin sistemin nervor qendror, si dhe mënyrën e futjes së atyre substancave në trupin e njeriut.

Për shembull, një dekadë më parë, Chepur kishte regjistruar një patentë mbi një “përbërje farmaceutike dhe metodën për administrimin pulmonar”.

Pas helmimit të Navalnyt, Danimarka i bashkangjitet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë
Lexo po ashtu Pas helmimit të Navalnyt, Danimarka i bashkangjitet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Patenta thotë se, “shpikja është menduar për futjen e substancave farmakologjike aktive në organizëm përmes thithjes”. Ai përshkruhet si një pluhur që përbëhet nga grimca të vogla dhe do të ndikonte, ndër të tjera, “në sistemin nervor qendror, proceset periferike të neurotransmetuesit, [dhe] sistemin kardiovaskular”.

Ndërkohë, Zhirov dhe kolegët e tij aplikuan për patentë në vitin 2007 dhe 2008, duke përshkruar përdorimin e grimcave nano për të shpërndarë ilaçet në pengesat e gjakut në tru – që është një pengesë fiziologjike e cila ndanë sistemin nervor qendror me atë të qarkullimit të gjakut.

“Shpikja aktuale është një metodë për prodhimin e një sistemi specifik të shpërndarjes së ilaçeve në qelizat e trurit. Si rezultat i përdorimit të shpikjes së propozuar, bëhet e mundur shpërndarja më efikase e ilaçeve në qelizat e sistemit nervor qendror”, thuhet në patentën e vitit 2007.

“Përparimet në nanoteknologji mund të përdoren për të modifikuar karakteristikat fizike të një agjenti kimik. Ka të ngjarë që ka shumë mënyra në të cilat nanoteknologjia mund ta bëjë një kimikat më të rrezikshëm, më të qëndrueshëm në mjedis ose më të vështirë për t’u zbuluar”, i tha RFE/RL, Dan Kaszeta, një ekspert amerikan i armëve kimike dhe biologjike me seli në Londër.

Thirrjet telefonike të siguruara nga Bellingcat, tregojnë se Zhirov ishte një nga katër studiuesit e Qendrës së Sinjalit të cilin Chepur e kishte kontaktuar në muajin janar të 2018-së, më pak se dy muaj para helmimit të Skripalit.

Këta të dy, në atë muaj ndërvepruan të paktën katër ditë të ndara. Në një nga ato ditë, pra më 18 janar, Chepur ishte gjithashtu në kontakt me Mishkinin.

Dy studiues të tjerë që paraqitën patentën e vitit 2007 së bashku me Zhirovin ishin Georgy Nazarov dhe Sergei Galan. Këta ishin autorë të një artikulli të vitit 2009 të botuar në një revistë shkencore ruse, i cili pasqyronte përdorimin e nanopjesëzave – grimca që nuk janë shumë më të mëdha se atomet – për të shpërndarë ilaçet në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në qelizat e sistemit nervor. Përparësitë e kësaj qasjeje, shkruajnë ata, përfshijnë “aftësinë e lartë të ndërveprimit” dhe “aftësinë për të kontrolluar intensitetin ashtu edhe kohën e ekspozimit të ilaçeve”.

Opozitari rus, Aleksei Navalny i helmuar me Novichok

Nazarov dhe Galan kaluan së bashku me Zhirovin nga Instituti i 27-të në Qendrën e Sinjalit.

Të tjerët që gjithashtu u transferuan në Qendrën e Sinjalit, përfshijnë Taranchenkon, i cili ishte personi i parë që Chepur e thirri kur ai ishte në Moskë më 27 shkurt 2018 dhe Andrei Antokhin, i cili është zëvendësdrejtor i Qendrës së Sinjalit.

Taranchenko dhe Antokhin kanë kryer kërkime në frenuesit e kolinesterazës, të cilat gjenden në disa ilaçe, si dhe në disa pesticide, por edhe në agjentë nervorë siç është Novichok. Shkencëtarët gjermanë e përmendën në mënyrë specifike këtë në raportin e helmimit të Navalnyt.

Regjistrat tregojnë se më 21 janar 2018 ka pasur një telefonatë midis Antokhinit dhe Chepurit, tre ditë pas një telefonate midis Chepurit dhe Mishkini dhe gjashtë javë para sulmit ndaj Skripalit. Ndërkohë, Taranchenko ishte personi i parë që Chepur e kishte telefonuar, pasi ai zbarkoi në Moskë më 27 shkurt 2018.

Të dhënat tregojnë se pasi Chepur mbërriti në selinë e GRU-së, ai dhe Taranchenko shkëmbyen disa SMS. Pasi qëndroi në selinë e GRU-së, për rreth tre orë, Chepur vizitoi Qendrën e 27-të. Taranchenko në të njëjtën kohë ishte atje.

Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar
Lexo po ashtu Një e treta e rusëve besojnë se lideri i opozitës Aleksei Navalny është helmuar

Faqja e internetit e Qendrës së Sinjalit, si veprimtari kryesore të këtij institucioni e përshkruan “kontrollin e eksporteve”. Vetë qendra është zyrtarisht pjesë e Shërbimit Federal të Kontrollit Teknik dhe Eksporteve, i cili është përgjegjës për monitorimin e materialeve bërthamore, teknologjive me përdorim të dyfishtë, kimikateve të caktuara dhe mallrave të tjera të ndjeshëm që kalojnë kufijtë e Rusisë.

Qendra e Sinjalit ka një ueb-faqe gjysmë të braktisur, e cila rendit llojet e materialeve që kontrollon. Kjo listë përfshin enzima, gaz lotsjellës, kultura të gjalla dhe materiale të caktuara biologjike.

Më 7 tetor, pasi OPCW publikoi gjetjet se, një substancë e lidhur me familjen e agjentit nervor Novichok ishte përdorur për të helmuar Navalnyn.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i është përgjigj pyetjeve të gazetarëve se nëse Rusia po zhvillonte armë kimike.

“Federata Ruse ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sipas kësaj konvente, kështu që kjo nuk mund të diskutohet”, kishte thënë Peskov.

Më 15 tetor, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë rusë dhe një instituti kërkimor rus mbi përdorimin e këtij agjenti nervor. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori