LAJMI I FUNDIT:

Krijuesi i helmit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalnyt

Krijuesi i helmit nervor Novichok i kërkon falje Alexei Navalnyt

Një shkencëtar i përfshirë në programin sekret sovjetik për krijimin e agjentit nervor Novichok, i ka kërkuar falje politikanit rus të opozitës Alexei Navalny, i cili po shërohet nga helmimi në Berlin.

Vil Mirzayanov, një kimist i cili ishte i pari që zbuloi zhvillimin e Novichokit, në një intervistë për median ruse TV Rain, tha se ai do t’i kërkonte falje Navalnyt pasi Gjermania njoftoi se ka gjetur “prova të qarta” ai ishte helmuar me këtë agjent nervor.

“Unë i kërkoj falje Navalnyt për faktin që unë kam marrë pjesë në këtë aktivitet kriminal, duke zhvilluar këtë substancë me të cilën ai ishte helmuar”, tha Mirzayanov, i cili tani jeton në Shtetet e Bashkuara dhe shkroi artikujt e parë mbi zhvillimin e Novichok në fillimi i viteve 90-ta, përcjell Telegrafi.

Falja e tij vjen në momentin kur një shkencëtar tjetër, i cili ka punuar në program, ka mohuar që Navalny është helmuar me Novichok.

Ndihmësit e Navalnyt: Agjenti nervor është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit
Lexo po ashtu Ndihmësit e Navalnyt: Agjenti nervor është gjetur në një shishe në dhomën e hotelit

Deri më tani tre shkencëtarë, kanë bërë deklarata publike pasi kanë punuar në projektin tepër sekret sovjetik.

Kujtojmë se Navalny ishte helmuar me këtë agjent nervor deri sa po udhëtonte nga qyteti Tomsk për në Moskë. /Telegrafi/