LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi i ri i ProCredit mundëson tërheqje të parave KESH nga dyqanet

Shërbimi i ri i ProCredit mundëson tërheqje të parave KESH nga dyqanet

Banka ProCredit prezanton shërbim shtesë në pika të shitjes (POS) i cili ju ofron klientëve tërheqjen e parave të gatshme nga arkat e tregtarëve apo dyqaneve, pasi të paguajnë me kartelë për mallin e blerë apo shërbimin e bërë.

Shuma maksimale që lejohet të tërhiqet me anë të shërbimit është 200 euro brenda ditës dhe duhet së paku të realizohet një blerje me kartelë. Ky shërbim ofrohet falas.

Dyqanet ku mund të tërhiqen para kesh:

Meridian Express, IP – KOS, Emona, Interex, Gorenje, Aztech, GreenPharmacy, Kastrati Pharmacy, Liridoni, Buquku, Tropikal.

Me anë të këtij shërbimi klientët e bankës ProCredit do ta kenë shumë të lehtë qasjen në paratë e tyre duke mos humbur kohë në kërkim të bankomatit më të afërt, për arsye se me shërbimin “Tërhiq para edhe në pikat terminale të shitjes” është e mundur edhe tërheqja e parave përveç blerjeve me kartelë. /Telegrafi/