LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi për pagesa online Alipay arrin mbi 1 miliard përdorues

Shërbimi për pagesa online Alipay arrin mbi 1 miliard përdorues

Të dhënat tregojnë se në mbarë botën numri i përdoruesve të platformës së pagesës elektronike të grupit Alibaba, i njohur si Alipay, arrin mbi 1 miliard.

Ant Financial kompania që ka në funksionim shërbimin Alipay, bën të ditur se ka bashkëpunuar me afro dhjetë kompanive të mëdha të huaja të pagesës inteligjente, duke përfshirë Paytm-in e Indisë dhe TrueMoney-në e Tajlandës, gjë që ka kontribuuar në rritjen e numrit të përdoruesve në Alipay.


Në raportin financiar për tremujorin e fundit të 2018-së të grupit Alibaba, thuhet se numri i përdoruesve kinezë të Alipay i ka kaluar 700 milionët, 70 për qind prej të cilëve kanë përdorur tre ose më shumë shërbime financiare të ofruara nga Ant Financial, përcjell Telegrafi.

Tregtarët kinezë pranojnë vetëm pagesa elektronike
Lexo po ashtu Tregtarët kinezë pranojnë vetëm pagesa elektronike

Pagesat online në Kinë kanë dëmtuar menjëherë monedhën vendase, si pasojë e tregtarëve që refuzojnë pagesat me anë të parave dhe monedhave. Banka Kombëtare e Kinës ndërkohë po përpiqet të ndalojë dominuesit e tregut në këtë fushë, Ant Financial dhe Tencent.

Sipas iResearch, vlera e pagesave përmes telefonit në Kinë ka arritur 17 trilionë dollarë në vitin 2017. Alibaba, Alipay i Ant Financial dhe WeChat Pay i Tencent e dominojnë këtë sektor. /Telegrafi/