LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi Korrektues i Kosovës kërkon paga të njëjta me Policinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës kërkon paga të njëjta me Policinë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka diskutuar në lidhje me vërejtjet e Sindikatës së Pavarur të Shërbimit Korrektues të Kosovës për Projektligjin për Pagat.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka kërkuar që të kenë mbështetjen e dhënies së pagës së njëjtë, ashtu edhe si të Policisë së Kosovës.


Frashër Rracaj nga Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka thënë se nuk i gëzojnë të drejtat e tyre dhe nuk u ofrohen kushtet e mira të punës, duke shtuar se ata llogariten si shërbyes civilë.

“Mungon ligji për shërbimin e burgut ose ligji për burgje. Mungesa e këtij ligji i sjell një varg pasojash për Shërbimin Korrektues të Kosovës, sidomos e godet stafin që punon në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Na kemi bërë vërejtje, i kemi dërgu edhe me shkrim, vërejtjet tona janë të ligji numër 1, janë te koeficienti, të pasqyrat nuk figurojmë. Dhe kishim kërku nga ky komision që ta kemi një mbështetje të madhe që edhe ne të futemi si kategori e barabartë me policinë. Ashtu si trajtohet policia në këtë ligj të trajtohemi edhe na si staf i uniformuar i sigurisë së burgjeve”, tha Rracaj.

Një gjë të tillë ka përkrahur anëtarja e Komisionit, Albulena Haxhiu. Ajo ka vlerësuar se nga takimet dhe vizitat që ka pasur në burgjet e Kosovës, ata momentalisht gjenden në situatë të mjerueshme.

“Kam pasur rastin disa herë t’i vizitoj burgjet e Kosovë, disa herë edhe zyrtarisht edhe jo zyrtarisht të takoj edhe shërbimin korrektues, e di që janë në kushte të mjerueshme, a është e qartë. Edhe kushtet e punës edhe pagat edhe të gjitha, prandaj unë e shoh të arsyeshme, t’iu mbështesim në këtë drejtim dhe në anën tjetër mendoj që kjo mbështetje me ardh qysh në fillim nga Ministria e Drejtësisë për të cilën po fol z.Sherifi, për faktin se është përgjegjëse direkte për burgjet. Prandaj u dasht edhe atje me u mbështet”, tha Haxhiu.

Kërkesën e Rracajt për përfshirjen e tyre në Projektligjin për Pagat, e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të komisionit për legjislacion.

Gjatë mbledhjen së sotme, u shqyrtua edhe plotësim ndryshimi i projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se nuk e përkrahin këtë plotësim ndryshim, ngase Kosova nuk ka regjistrat origjinalë kadastral, duke shtuar se një shtet sovran nuk mund të punojë me kopje, ku siç tha ajo, Serbia ia ka vjedhur ato Kosovës.

Një gjë të tillë ka kundërshtuar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shkumbin Demaliaj. Ai tha se regjistrat kadastralë nuk i ka marrë Serbia, por administrata e Millosheviqit.

“Regjistrat kadastralë nuk na i ka marrë tash Serbia, na i ka marr administrata e Millosheviqit, janë tema të bisedimeve jan tjetër… po na i mbajnë edhe 1647 trupa edhe s’po kemi ka me bërë për shkak të bisedimeve dhe zhvillimeve që janë tu u zhvillu, besoj duhet ta përkrahim, që mos t’i pengojmë institucionet për me zhvillu punën”, tha Demaliaj.

Albulena Haxhiu ka shtuar se ky është gabimi më i madh që Serbisë nuk i janë vendosur kushte, duke përfshirë kështu të pagjeturit, njohjen, kërkim faljen dhe kthimin e regjistrave kadastralë.

Gjatë mbledhjes së sotme u shqyrtua edhe raporti me rekomandime i Avokatit të Popullit në lidhje me kushtëzimin e regjistrimit të automjetit dhe ndërrimit të pronarit me shlyerjen e gjobave të papaguara për kundërvajtje në trafikun rrugor, sipas Ligjit për Automjete.

Anëtari i Komisionit Korab Sejdiu, tha se ky është cenim i pronës për kushtëzimin e regjistrimit të automjetit dhe ndërrimit të pronarit me shlyerjen e gjobave të papaguara për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori