LAJMI I FUNDIT:

Shërbimet e inteligjencës ruse kanë 4.000 anëtarë për sulme kibernetike

Shërbimet e inteligjencës ruse kanë 4.000 anëtarë për sulme kibernetike

Agjencitë perëndimore të inteligjencës dhe kompanitë për siguri kibernetike kanë identifikuar dy grupe të përfshira në hakimin e Komitetit Demokratik Kombëtar (DNC) dhe zbulimin e disa e-mailave të pakëndshëm në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në nëntor të vitit 2016. Po ashtu, është vërtetuar edhe mënyra në të cilën kjo është bërë, shkruajnë mediat britanike.

Grupi i parë i njohur si  APT 29, “Cozy Bear” ose “The Dukes”, ka hyrë në sistemin e DNC në korrik 2015. Besohet se grupi është i lidhur me FSB-në, e cila ka trashëguar shërbimin e inteligjencës sovjetike KGB.


Grupi i dytë, të cilin ekspertët e sigurisë e quajnë APT 28, ose “Fancy Bear”, ka hakuar DNC në mars 2016. “Crowdstrike”, kompania e sigurisë kibernetike, të cilën DNC e ka punësuar për të hetuar rastin, arriti në përfundimin se organizata është e lidhur me Zyrën kryesore të Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse (GRU), agjencinë e inteligjencës së Ministrisë të Mbrojtjes së Rusisë.

Shenja APT është akronim i “Advanced Persistent Threat”, të cilën ekspertët për siguri kibernetike e përdorin për të treguar rrjetet e hakerëve të njohur.

Të dy grupet kanë siguruar qasje në kompjuterë, duke përdorur teknikën e njohur si “spear phishing”, ku hakerët përdorin e-mail dhe faqe të rreme të bëra me kujdes për të detyruar individët të ngarkojnë viruse në sistemet e tyre kompjuterike. Në rastin e hakimit të DNC, e-mailat ishin aq mirë të menduar dhe bindës sa që çdo i shtati prej tyre ishte i suksesshëm.

“Kjo nuk do të thotë se çdo i shtati person ka hapur e-mailin, apo ka hyrë në linkun, por që çdo i shtati person ka vendosur fjalëkalimin e tij, që është një përqindje fenomenale”, tha Tomas Reed, autor i “Ngritjes së makinave” dhe ekspert për spiunazh në Kings College në Londër.

Sipas vlerësimit të shërbimeve të inteligjencës gjermane, tre agjencitë kryesore të inteligjencës ruse – FSB-ja, GRU dhe SVR (Shërbimi Informativ i Jashtëm i Federatës Ruse) kanë 4,000 spiunë kibernetikë, transmeton KosovaPress.

Andrei Soldatov, bashkë-autor i librit “Rrjeti i kuq”, pohon se në mesin e tyre ka shumë “aktorë joformal”, aktivistë, grupe kriminale dhe ndoshta edhe kompani të autorizuara për teknologji kibernetike, të cilat i zgjedh shteti, por që nuk ka asnjë funksion zyrtar në këto agjenci.

I ashtuquajturi “outsourcing” është një taktikë që Rusia përdorë për të  zvogëluar kostot dhe rreziqet e operacioneve kontroverse jashtë vendit.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, thotë se zyrtarët amerikanë duhet “ose të ndalojnë të flasin për këtë, ose të paraqesin provat, në të kundërtën të gjitha do të fillojnë të veprojnë në mënyrë të papërshtatshme”.

Për fillim, nuk është e vështirë të imagjinohet se një luftë në hapësirën kibernetike mund të rritet në një luftë në botën e vërtetë, tha gjenerali Lord Richards, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike.

“Ju kurrë nuk e dini se ku çon e gjithë kjo. A do të fillojnë të sulmojnë sistemin tonë financiar, rrjetin elektrik? Ju duhet të jenë shumë, shumë të kujdesshëm”, ka thënë ai për misionin “Today” të rrjetit BBC.

Përveç kësaj, zbulimi i informacionit të kompromentuar politik për qeverinë ruse nuk do të ishte aq i dëmshëm për Vladimir Putin, siç ishte në rastin e Hillary Clinton, shkruan “Telegraph”.

Arsyeja është se Kremlini ka pothuajse monopol në mediat ruse dhe rusët nuk kanë shumë iluzione rreth politikanëve të tyre. Letrat e Panamasë, të cilat kanë zbuluar se njëri nga miqtë e ngushtë të Putinit menaxhon me një shumë të madhe të dyshimtë parash, kryesisht janë pritur me ngritje supesh, por edhe me dyshimin se bëhet fjalë për një operacion të CIA-s me qëllim për të diskredituar udhëheqjen e vendit.

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori