LAJMI I FUNDIT:

Shënon rënie qarkullimi industrial në Maqedoni

Shënon rënie qarkullimi industrial në Maqedoni

Në korrik të këtij viti, qarkullimi i përgjithshëm në industri është zvogëluar për 0.3 për qind krahasuar me muajin paraprak, ndërsa qarkullimi në tregun e brendshëm është rritur për 2.1 për qind, ndërsa në tregjet e huaja është ulur për 0.9 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor 2023, krahasuar me qershorin 2022, ka shënuar rritje te mallit jo të qëndrueshme për 17,7 për qind, dhe rënie te produkteve të ndërmjetëm, përveç energjisë me 12.4 për qind, te produktet kapitale me 1.3 dhe produktet e qëndrueshme me 6.2 për qind.


Qarkullimi i përgjithshëm në industri në qershor 2023, krahasuar me majin 2023, është ulur për 7 përqind, ndërsa në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me periudhën janar – qershor nga viti i kaluar pra e vitit 2022, është rritur për 4.9 për qind.

Industria për tregun e brendshëm, krahasuar me qershorin 2022 me qershorin e vitit 2023, shënoi rritje të produkteve kapitale me 14,8 për qind dhe mallrave të konsumit jo të qëndrueshëm me 8,6 për qind, ndërsa rënie ka pasur te produktet e ndërmjetmit të produkteve, me përjashtim të energjisë me 4.4 për qind dhe mallrave të qëndrueshme të konsumit me 16.2 për qind.

Në të njëjtën kohë, qarkullimi në industrinë në tregun vendas, në qershor 2023, krahasuar me majin 2023, është rritur për 3.8 për qind, ndërsa në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me periudhën janar – qershor 2022, është rritur për 1.5 për qind.

Në të kundërt, qarkullimi i industrisë në tregjet e huaja në qershor 2023, krahasuar me qershorin 2022, ka shënuar rritje te mallrat e konsumit afatgjatë me 5.5 për qind, dhe ato të konsumit jo të qëndrueshme me 23.7 për qind, ndërsa rënie ka te produktet e ndërmjetme, me përjashtim të energjia me 15.7 për qind dhe produktet kapitale me 1 për qind.

Qarkullimi në industri në tregjet e huaja, nga ana tjetër, në qershor 2023, krahasuar me majin 2023, është ulur për 9,7 për qind, ndërsa në periudhën janar – qershor 2023, krahasuar me periudhën janar – qershor 2022, është rritur për 5,9 për qind. për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori