Në Kosovë sot do të shënohet Dita e Evropës me një sërë aktivitetesh nga Zyra e BE-së në Prishtinë, të cilat do të fokusohen te të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Në ora 11:00, Szunyog dhe Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së përpara hotelit “Grand” në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme.

Szunyog do të vizitojë mini-ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër” në Shtëpinë e Evropës në mesditë, dhe do të merr pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest nga ora 19:00.

Reklama

Në ora 20:30, BE-ja në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Reklama

E për shkak të kësaj dite, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot me datën 09 maj, prej orës 09:00 deri në orën 17:00 dy rrugë do të jenë të mbyllura për qarkullimin e veturave.

Rruga “George Bush”, duke vazhduar në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës, do të jenë të mbyllura për shkak të aktiviteteve të mbajtura me rastin e Ditës së Evropës.

“Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes, do të jetë aktiviteti i cili ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, e cila ka ftuar njëherësh qytetarët t‘i bashkohen kësaj iniciative dhe të dalin me biçikleta, trotinetet apo edhe në këmbë.

Reklama

9 maji shënon përvjetorin e deklaratës historike të Schumanit. Në një fjalim në Paris, në vitin 1950, ministri i Jashtëm i Francës, Robert Schuman, ka shpalosur idenë për një formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë. Propozimi i tij konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian. /Telegrafi/

Reklama