LAJMI I FUNDIT:

Shënohet Dita Botërore e Librit

Shënohet Dita Botërore e Librit

23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita Botërore e Librit dhe të drejtës autoriale këtë vit shënohet edhe në Kosovë në bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile që mbështesin kulturën.

23 prilli është datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore. Me këtë datë, më 1616 vdesin dy kolosë të letërsisë botërore: Shakespearit në Angli dhe Servantesi në Spanjë. Kjo datë lidhë edhe autorë tjerë me ditën e lindjes a vdekjes së tyre.


Kjo Ditë është edhe thirrje për të rritur respektin për kontributet e pazëvendësueshme të autorëve dhe librit në progresin social dhe kulturor të njerëzimit. Duke qenë një nga mjetet më të vjetra të komunikimit dhe shpërndarjes, libri ka jo vetëm ndikim shpirtëror, arsimor dhe kulturor, por përfshin edhe aspektet ligjore ekonomike të tregtisë botuese. /KP/