LAJMI I FUNDIT:

Poligoni i shenjëtarisë në Obiliq: Ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme

Poligoni i shenjëtarisë në Obiliq: Ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme

Shenjtaria Katana në Obiliq, ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me rastin e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari, i cili më pas ka vdekur në QKUK, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në kokë.

Përmes një reagimi në llogarinë e saj në Facebook, kjo shenjëtari ka thënë se personi në fjalë ka bërë vetëvrasje.


“Me qëllim te informimit të drejtë dhe me qëllim të parandalimit të thashethemeve dhe dezinformatave të shumta, e duke pasur respekt ndaj privatësisë se personave të përfshirë në ngjarje, njoftojmë opinionin se para pak kohesh, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme”, thuhet në reagim.

Vdes 24-vjeçari që u plagos në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq
Lexo po ashtu Vdes 24-vjeçari që u plagos në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

Tutje theksohet se ngjarja ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat standarte të sigurisë.

“Kërkojmë nga të gjithë, e sidomos mediat që të kujdesen për mënyrën e informimit dhe të kenë respekt ndaj familjes së të ndjerit”, thuhet tutje.

“Çfarëdo informate rreth këtij rasti, do të merrni nga zyrtarët përkatës të Policisë se Kosovës”, thuhet në fund.

Lidhur me rastin policia ende nuk ka dhënë konfirmim zyrtar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori