LAJMI I FUNDIT:

Shenjat sekrete që tregojnë se diçka nuk shkon gjatë një fluturimi me aeroplan

Shenjat sekrete që tregojnë se diçka nuk shkon gjatë një fluturimi me aeroplan

Një ish-stjuardesë e njohur si Lisa Hughes ndau me njerëzit njohuri të vlefshme për shenjat që pasagjerët duhet t’i shikojnë gjatë një fluturimi, shenja që mund të tregojnë probleme të mundshme gjatë fluturimit.

Duke theksuar rëndësinë e vigjilencës, Hughes dha një udhëzues se kur duhet të shqetësoheni për sigurinë e fluturimit.


Por, cilat janë ato shenja se diçka nuk është në rregull me fluturimin?

Sjellja e ekuipazhit

Sipas ish-stjuardesës, rritja e aktivitetit nga ekuipazhi, duke përfshirë komunikimin e shpeshtë mund të tregojë një problem, shkruan Metro.co.uk.

Kjo përfshin ndryshime tek toni ose urgjenca në njoftimet nga kabina ose ekuipazhi i kabinës. Pra, dëgjoni nëse udhëzimet po bëhen më të drejtpërdrejta dhe të shpeshta – pasi kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.

“Ekuipazhi mund mund të përgatisë gjithashtu pajisje emergjente ose të informojë disa pasagjerë (si individë të aftë për zgjidhjen e problemeve) për të ndihmuar në një evakuim të mundshëm”, thotë Hughes.

Shenjat fizike

Lisa thotë se shqisat tuaja mund t’ju japin një ide të mirë nëse diçka nuk është në rregull.

“Zhurmat e pazakonta, dridhjet ose ndryshimet në modelin e fluturimit (të tilla si ndryshimet e papritura të lartësisë) mund të tregojnë probleme mekanike”, shton ajo.

“Ndryshimet në ndriçimin e kabinës, vendosja e maskave të oksigjenit ose fillimi i protokolleve të urgjencës janë shenja të qarta që ka telashe”.

Cila janë shenjat kur një aeroplan detyrohet të bëjë aterrim emergjent?

Vlen të theksohet se uljet emergjente janë të rralla – në vetëm 0.06 për qind. Megjithatë, Hughes, ndan katër rastet kur një aeroplan mund të ketë nevojë të bëjë ulje emergjente.

Çështjet teknike si zhurmat e pazakonta, humbja e presionit të kabinës (rënia e maskave të oksigjenit) ose problemet e motorit mund të tregojnë dështime mekanike.

Po kështu, urgjencat mjekësore dhe çështjet e rënda shëndetësore në bord mund të detyrojnë që aeroplani të bëjë ulje emergjente.

Kërcënimet e sigurisë (çfarëdo lloj kërcënimi, duke përfshirë kërcënimet me bombë ose sjelljen e padisiplinuar që përbën rrezik për sigurinë e fluturimit) gjithashtu mund të çojnë në një ulje emergjente të aeroplanit.

Por, edhe kushtet e këqija atmosferike – veçanërisht ato të papritura – mund ta detyrojnë një aeroplan të devijojë dhe të ulet zbarkojë diku tjetër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

A duhet të mbahet televizori në dhomën e gjumit?

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori