Kaliumi është një mineral thelbësor që ka shumë role të rëndësishme në trupin tonë, duke ndihmuar kryesisht në rregullimin e kontraktimeve të muskujve, ruajtjen e funksionit të shëndetshëm nervor dhe rregullimin e ekuilibrit të lëngjeve.
Niveli i ulët i kaliumit ose mungesa e kaliumit njihet edhe si hipokalemia, dhe ndodh kur sasia e kaliumit në gjak është më pak se 3.8 mmol për litër, transmeton Healthline.
Pavarësisht rëndësisë së tij, vlerësohet se shumica e të rriturve nuk i plotësojnë nevojat e tyre ditore për këtë mineral. Ekspertët besojnë se kjo është ndoshta për shkak të dietës perëndimore që favorizon ushqimet e përpunuara dhe të shpejta në vend të ushqimeve të plota bimore që janë të pasura me kalium si frutat, perimet, fasulet dhe arrat.
Megjithatë, ushqyerja jo e duhur dhe marrja e pamjaftueshme e ushqimeve të pasura me kalium është në fakt vetëm një nga arsyet që çojnë në mungesën e kaliumit në trup, transmeton KP.
Humbja e një sasie të madhe të kaliumit nga trupi ndodh shpesh për shkak të sëmundjeve të veshkave ose zorrëve, por edhe për disa probleme të tjera shëndetësore si konsumimi i disa barnave, sëmundja e gjëndrave mbiveshkore (sindroma Cushing) ose një përqendrim i reduktuar i magnezit, i cili në fakt është i nevojshëm për të përpunuar kaliumin në trup.
Si të kuptoni se është mungesa e kaliumit
Megjithëse hipokalemia e lehtë është pothuajse e pamundur të njihet në shumicën e rasteve, nëse niveli i kaliumit reduktohet ndjeshëm, mund të shfaqen simptomat e mëposhtme të pakëndshme. Këto janë ndjenja dobësie dhe lodhjeje, ngërçe të muskujve, probleme me tretjen ose frymëmarrjen dhe çrregullime të ritmit të zemrës.
Është e nevojshme të njihni në kohë secilën nga këto simptoma dhe të kërkoni ndihmën e mjekut për të shmangur komplikime të mëtejshme shëndetësore. Përkatësisht, kaliumi luan një rol kyç në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe nëse nivelet e tij janë shumë të ulëta, mund të çojë në një rrahje të çrregullt të zemrës të njohur si aritmi kardiake dhe të shkaktojë sëmundje serioze të zemrës dhe madje edhe atak në zemër.
Diagnoza dhe trajtimi i hipokalemisë
Në rastin e formave më të rënda të hipokalemisë, mjeku do t’i përshkruajë pacientit marrjen e një solucioni KCL që rrit nivelin e kaliumit në gjak brenda vetëm disa orësh. Nëse hipokalemia është e thellë dhe tretësira nuk ndihmon, atëherë kaliumi jepet në mënyrë intravenoze.
Nutricionistët rekomandojnë që ju mund të rrisni sasinë e kaliumit në trupin tuaj duke ngrënë ushqime të pasura me kalium. Një nga ushqimet që përmban një sasi të madhe kaliumi është banania, por nuk është e vetmja. Kaliumi gjendet gjithashtu në patatet e ëmbla, portokajtë, kajsitë e thata, fasulet, sojën, domatet, patatet, spinaqin dhe perime të tjera me gjethe jeshile, avokado dhe arra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin