Ne shpenzojmë shumë kohë duke diskutuar se si ta njohim një person apo lidhje toksike, por ne gjithashtu duhet ta dimë se si duken gjërat e mira në një lidhje.
Prandaj, në vend se t’i kërkoni tërë kohën shenjat toksike te një person apo lidhje, ndonjëherë është mirë të përqendroheni në shenjat e mira, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni disa shenja që tregojnë se jeni në një lidhje të përsosur dhe ndarja nuk është opsion.
Ju fjaloseni
Jo, jo shumë shpesh. Dhe jo, nuk fjaloseni në mënyrë të egër. Por, nëse fjaloseni është shenjë se që të dy keni mendime të pavarura dhe jeni mjaftueshëm të fortë për të qëndruar prapa tyre. Kjo është gjë e mirë. Nëse nuk fjaloseni asnjëherë, atëherë kjo është shenjë se dikush prej jush po fsheh diçka, ose po i fsheh ndjenjat ose nuk po bëhet i sinqertë për mendimet e veta.
Nuk i fshihni të metat
Askush nuk është i përsosur. Por, nëse gjithmonë provojmë ta bindim dikë se jemi dikush tjetër, atëherë kjo është shumë e dëmshme për lidhjen. Në një lidhje të përsosur, ju duhet të jeni të hapur për çdo gjë me njëri-tjetrin dhe ta dashuroni njëri-tjetrin pavarësisht të mirave e të këqijave.
Komunikoni rreth seksit
Komunikimi është çelësi për të ndërtuar një lidhje të shëndetshme e të lumtur – dhe nuk përfshin vetëm komunikimin jashtë dhomës së fjetjes! Që të dy partnerët duhet të jenë të hapur dhe të kënaqur në aspektin seksual sepse kjo kontribuon shumë në lumturinë e përgjithshme.
Ia respektoni privatësinë njëri-tjetrit
Po, jeni një çift i lumtur, por prapëseprapë mbeteni dy individë të ndryshëm të cilët kanë të drejta privatësie. Kjo nënkupton se nuk ia kontrolloni celularin njëri-tjetrit dhe gjëra të ngjashme.
I besoni njëri-tjetrit
Besimi është gjëja kryesore në lidhje! Pa besim nuk mund të ketë elemente tjera pozitive të cilat e mbajnë bashkë një lidhje. Nëse nuk mund t’i besoni personi me të cilin jeni, atëherë më mirë të ndaheni menjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell
Çfarë duhet të bëni për t’u dukur më atraktive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert