LAJMI I FUNDIT:

Shenjat që tregojnë se i dashuri aktual është më i mirë se ish-i

Shenjat që tregojnë se i dashuri aktual është më i mirë se ish-i

Kur nis një histori e re dashurie është e paevitueshme bërja e krahasimeve me atë të vjetrën. Në teori kjo është diçka e gabuar, sepse jo vetëm që çdo situatë është e ndryshme, por fakti që ju jeni ndarë tashmë do të thotë që historisë suaj i mungonte diçka.

10 gjërat që duhet të vini re:

1- Ndani bashkë sukseset tuaja
I dashuri aktual është më i mirë se ish-i nëse ndani bashkë sukseset pa qenë xheloz.


2- Xhelozia e tij nuk është e sëmurë
Xhelozia sigurisht që duhet në një lidhje, por ndryshe nga ish-i dashuri, partneri aktual di ta balancojë atë në mënyrë që të mos jetë e sëmurë.

3- Nuk qëndron ftohtë me miqtë tuaj
Ish-i dashuri juaj ishte i ftohtë me miqtë tuaj, ndërsa i dashuri aktual është i hapur dhe i afrueshëm me ta.

4- Nuk të detyron të bësh gjërat që nuk do
I dashuri juaj i ri është më i mirë se ish-i nëse, nga ana seksuale, nuk kërkon të të sforcojë të bësh gjëra që nuk dëshiron t’i bësh.

5- Qeshni bashkë
Një gjë e rëndësishme ku i dashuri juaj i ri duhet të jetë më i mirë se i mëparshmi është aftësia për të të bërë të qeshësh.

6- Të dëgjon kur flet
Nëse i dashuri yt i ri të dëgjon me vëmendje kur flet, është sigurisht më i mirë se ish-i dashuri.

7-Të kërkon falje kur gabon
Të kërkosh falje është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie dhe nëse ish-i dashuri jot nuk e bënte këtë, është e rëndësishme që partneri i ri ta bëjë.

8- Të inkurajon gjithmonë
Të inkurajosh partnerin është e rëndësishme dhe ndoshta me ish-in tuaj historia është mbyllur pikërisht sepse ai nuk e bënte këtë.

9- Të jep siguri kur dilni me miqtë
Mund të ndihesh e ndrydhur në prezencës e miqve të tij, por nëse ai të inkurajon duke të bërë të ndihesh e sigurt, ndërsa ish-i dashuri nuk e bënte këtë, ke bërë zgjedhjen e duhur.

10- Flet me ty
Nëse i dashuri juaj hapet me ju dhe flet për ndjenjat e tij, atëherë sigurisht që është më i mirë se ish-i. /Telegrafi/