eksperti ad

Sistemi shëndetësor i Maqedonisë është i ranguar në vendin e 22-të në listën e sistemeve shëndetësore evropiane për vitin 2017.

Në listën që e ka publikuar Indeksi i harxhimeve evropiane shëndetësore, Maqedonia ka 649 pikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në vendin e parë në listë është Holanda, në vendin e dytë Zvicra, ndërsa në të tretin është Danimarka.

Të radhitura më mirë se Maqedonia janë Serbia - në vendin e 21 dhe Sllovenia në vendin e 16.

Ndërsa pas Maqedonisë në listë janë Mali i Zi në vendin e 25, Kroacia në të 26, Shqipëria e 27, Greqia e 32 dhe Bullgaria në vendin e 33.

Në dy vendet e fundit janë Rumani dhe Qipro./Telegrafi/