LAJMI I FUNDIT:

Shëndetësia diskriminon popullatën rome në Maqedoni

Shëndetësia diskriminon popullatën rome në Maqedoni

OJQ ”ESE” pretendon se Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë nuk jep para për popullatën rome. Kjo OJQ thotë se janë fshirë të gjitha aktivitetet për romët në programit për nënë dhe fëmijën, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas ”ESE” vdekshmëria e foshnjeve të popullata rome është mjaft e lartë, ndërkaq alarmojnë edhe për normë të ulët të imunizimit në mjedisin rom dhe për shkurtime të vazhdueshme të fondeve.


Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë nuk saktëson nëse janë shkurtuar fondet dhe sa janë shkurtuar këto fonde, të parapara për romët, por bëjnë të ditur se në nivel shtetëror, për vitin 2016 janë ndarë 9500000 denarë dhe se aktivitetet realizohen në vazhdimësi./Telegrafi/