LAJMI I FUNDIT:

“Shën përfaqësuesit” e studentëve

Kur përfytyrojmë dikë si përfaqësues, në mendje na shfaqet fotografia e tyre, si individ i zgjedhur nga zgjedhësit, e me qëllim të qartë: përfaqësimin sa më të denjë të asaj që thirren në të.

Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës i ka përfaqësuesit e vet studentorë, pasivë, zhvatës dhe marioneta partish politike. Të zgjedhur pa legjitimitet të plotë, vetëm me 39 për qind të votuesve. Në anën tjetër, kujtojmë se 61 për qind të studentëve iu përgjigjen thirrjes së Klubit Politik të Studenteve, që të bojkotojnë zgjedhjet studentore me qëllim të kursehen nga vjedhjet që rrjedhin nga panot dhe absolventiada: me qëllim që të kursehen nga ndonjë organizim tallava e monoton; me qëllim që të mos vuajnë nga mos organizimi i debateve e ligjëratave me ligjërues jashtë universitar; me qëllim që të mos vazhdojnë të mashtrohen vite e vite me radhë.


Me të hyrë në Fakultetin Filozofik, në anën e majtë gjendet një zyre që shërben për interesa të studentëve. Brenda në të duket se janë te gjitha kushtet për pune: një tryezë me 6-7 karrige, një kompjuter që ka përballë një karrige të rehatshme, disa orendi dhe ca libra. Zakonisht është dikush që nuk ndahet nga muhabeti në Facebook. Megjithatë, të jep përgjigje. Kërkesat e zakonshme që paraqiten aty janë si ajo e imja që ishte së fundmi: numër kontaktues për ndonjë profesor. Them me vete se për çfarë shërben kjo zyre kur nuk është iniciuar asnjë kauze, asnjë debat, asnjë ankesë në shërbim të studentit? Për numra kontaktues të profesorëve?

Pasi qe jemi në muajin mars, le të kujtojmë studentin e marsit të vitit 1981. 11 marsi ishte ditë e zakonshme shtypëse. Revolta kishte filluar ne mensë kur një student përplasi pjatën në tokë. Pas tij u përplasen edhe shumë tjera. Ngjarja mori përmasa të protestës gjithëpopullore. Sot, në rrethana më të rehatshme, shtypja ka një ngjyrim më ndryshe nga ajo e kaluara. Regjimi fashist serb që vriste e përdhunonte është transformuar në regjimin "thaçist" e "ramushist" që kontrollon e udhëheq çdo sfere të jetës, ku ka prekur edhe disa studentë. Kjo frymë kontrolluese e zhvatëse ka vite që ka prekur institucionin që më së paku ka nevojë për dirigjim – Universitetin e Prishtinës – falë studentëve të quajtur përfaqësues që bëhen marioneta partish politike. Ndikimi i partive politike pasqyrohet më së miri me aderimin e përfaqësuesve studentorë në to, pas përfundimit të studimeve. Sa për ironi, ata janë të shumtë.

Megjithatë, ngjarjet e vitin 1981 nuk kanë shkuar huq. Përkundrazi kanë inspiruar shumë studentë që ngritën zërin për interesa të tyre, e shumë organizata të studentëve që qëllim nuk e kanë zhvatjen e as pushtetin studentor, por organizimin e debateve cilësore, e ligjëratave me ligjërues jashtë-universitar.

Studentët në vitin e fundit të studimeve bachelor – absolventët – fotografohen me kapelë në kokë për atë që quhet pano. Ketë procedurë e rregullon këshilli studentor i fakultetit që ka për detyrë kontraktimin e studios fotografike, duke zgjedhur atë që ofron çmime më të arsyeshme. Çmimi i panove për studentet e Fakultetit Filozofik është tetë euro, ndërsa çmimi i panove për studentët e Fakultetit të Bujqësisë është pesë euro, çmime këto nga e njëjta studio. Kujtojmë se numri i studentëve është shumë më i madh në Fakultetin Filozofik se sa në atë te bujqësisë, gjë që logjikisht do të ulte çmimin e panove.

Nuk janë më të veçantë studentët e bujqësisë se ata të filozofikut. Dallimi është se studentëve te filozofikut po u vidhen nga tre euro nga panot. Duke përdorur një matematikë të thjeshtë, supozojmë se çdo vit nga fakulteti filozofik dalin 1000 absolvent. 3000 euro të pastra vidhen nga udhëheqësit studentë të Fakultetit Filozofik çdo vit, pa përfshirë natën e fundit argëtuese (absolventiada) që vitin e kaluar kushtonte 25 euro, e mbahej 30 minuta larg Prishtinës – në Drenas!

Këto përfitime banale nuk i bëjnë të shenjtë ata, edhe pse jetojnë e shiten si të tillë. Atyre që vodhën e vazhdojnë të vjedhin u shpreh homazhe për moralin, e të mos hutohen nëse dikush i krahason me udhëheqësit shtetëror që e katandisen vendit (ani pse do të ndiheshin mirë). Po ashtu, mos t’i zërë në befasi mospjesëmarrja në zgjedhje e studenteve, që përveç që vazhdojnë të mos kenë zë, nuk do të dëshironin as të vidhen.

Në trend

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi

Shëndetësi Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Kalo në kategori