LAJMI I FUNDIT:

Shembull për tu ndjekur: Kryeministri britanik blen veturë të përdorur për gruan e tij (Foto/Video)

Shembull për tu ndjekur: Kryeministri britanik blen veturë të përdorur për gruan e tij (Foto/Video)

Kur gruaja juaj është e mbërthyer në shtëpi e ju fluturoni mbi gjithë botën, kjo nuk do të thotë se ajo duhet të mbesë pa një veturë.

Dhe kur Samantha Cameron deklaroi se kishte nevojë për një veturë të re, David Cameron bëri atë që miliona njerëz të zakonshëm do ta bënin, transmeton Telegrafi – vizitoi një shitës të veturave të përdorura.


Siç përcjellin mediat britanike, kryeministri britanik e kishte habitur stafin në Qendrën e Veturave të Përdorura, Oxfordshire, kur ai shkoi për të gjetur veturën për gruan e tij.

Dhe kjo nuk është e gjitha.

Pronari i saj, Iain Harris ishte befasuar edhe më shumë, kur kryeministri britanik, në vend se të shikonte një veturë të shtrenjtë, ia kishte “vënë syrin” një veture të kaltër Nissan Micra, prodhim i vitit 2004, vlera e së cilës nuk shkonte më shumë se 1500 funte dhe kishte kaluar rreth 93 milje.

“Nuk mund ta besoja kur e pash. Ai shpenzoi gati gjysmë ore duke shikuar veturat. Ai tha se duhej të ishte diçka e prodhuar në Britani të Madhe”, ka rrëfyer ndër tjerash pronari i autosallonit.

Duke qenë i kënaqur se kishte gjetur atë çfarë kërkonte, ai ishte kthyer një ditë tjetër në mëngjes për të marr atë, duke paguar shumën e plotë me kartelë. /Telegrafi/

111

222

333

444