LAJMI I FUNDIT:

Shembull për homologët e tij: Kryeministri sllovak me “ndërrimin e natës” në një fabrikë, në shenjë solidariteti me punëtorët (Video)

Shembull për homologët e tij: Kryeministri sllovak me “ndërrimin e natës” në një fabrikë, në shenjë solidariteti me punëtorët (Video)

Kryeministri sllovak Robert Fico ka punuar një orar tetë orësh në ndërrimin e natës në linjën e prodhimit të një fabrike në veri të Bratislavës, në solidaritet me punëtorët që kërkojnë rritje të pagave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fico ka bërë një veprim të tillë pasi investitorët gjermanë që përfaqësojnë Dhomën gjermano-sllovake të Industrisë dhe Tregtisë, protestuan javën e kaluar për shkak të një drafti të ri për pagat, sipas të cilit parashihet kompensim më të lartë për punën e natës.


Sipas projekt-ligjit, të propozuar nga socialdemokratët e Fico, për çdo orë të punës së natës do të paguhet 1.40 euro tepër. Aktualisht, punëtorët marrin vetëm 50 cent për orë të punës së natës.

Gjithashtu, sipas po këtij projektligji, për punë të dielave, punëtorët do të paguhen 100 për qind, e jo 50 për qind, normë për të cilën është rënë dakord deri më tani.

Sllovakia është një nga vendet anëtare të BE-së me pagat më të ulëta që kompanitë e BE-së po hapin fabrikat e tyre. /Telegrafi/