LAJMI I FUNDIT:

Sheholli: Në veri s’vjen era shtet i Kosovës

Sheholli: Në veri s’vjen era shtet i Kosovës

Fatmir Sheholli, njohës i rrethanave politike, veçanërisht në Veri të Kosovës ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk funksionon shteti.

“Në Mitrovicën Veriore nuk vjen as era Republikë e Kosovës. Prandaj nuk mund të pritet që të bëhen çudira”, ka pohuar Sheholli në Info Magazine të Klan Kosovës.


“Në veri të Kosovës s’ka Kosovë, as shtet të pavarur”, shtoi ai.

Sheholli  që është shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Graçanicës, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të formohet një parti e re nga serbët e Kosovës.

“Nga ajo që e kam parë unë dhe nga bisedimet që kanë ndodhur emra si Branimir Stojanoviq, Bratisllav Nikoliq, Goran Rakiq, e disa të tjerë do të formojnë partinë e re”, ka thënë Sheholli.

“Të gjithë këta janë njerëz të Aleksander Vuçiqit”, pohoi Sheholli.