LAJMI I FUNDIT:

Shefja e diplomacisë gjermane bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, premtoi se do të dërgojë më shumë armë

Shefja e diplomacisë gjermane bëri një vizitë të papritur në Ukrainë, premtoi se do të dërgojë më shumë armë

Gjatë një vizite të papritur të ministres së Jashtme gjermane në Ukrainë, Annalena Baerbock premtoi se do t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë dhe ta ndihmojë atë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Annalena Baerbock, ka arritur sot në qytetin e bombarduar Kharkiv në lindje të Ukrainës, ku është takuar me homologun ukrainas Dmitry Kuleba, transmeton Telegrafi.


“Ky qytet është simbol i çmendurisë absolute të luftës ruse në Ukrainë dhe vuajtjeve të pafundme me të cilat njerëzit, në veçanti ata në lindje ballafaqohen çdo ditë”, tha Baerbock.

Gjermania javën e kaluar premtoi dërgimin e mjeteve luftarake Marder në Ukrainë, për të forcuar akoma më shumë ushtrinë e këtij vendi.

Edhe pse Baerbock premtoi sot se do të dërgojnë më shumë armë, ajo nuk precizoi se për çfarë armë bëhet fjalë.

Gjithashtu tha se është e rëndësishme të mos harrohet vendi i Ukrainës në Evropë, dhe dëshira e saj për t’u bashkuar me BE-në.

“Ne si qeveri duam t’i bëjmë oferta shumë konkrete Ukrainës në mënyrë që të arrijmë përparim në forcimin e shtetit ligjor, institucioneve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit”, shtoi shefja e diplomacisë gjermane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori