Kreu i grupit mercenar rus Wagner është zotuar të transferojë kontrollin e qytetit ukrainas të Bakhmut tek ushtria ruse deri më 1 qershor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendoi se kishte pushtuar Bakhmut të shtunën, por Kievi thotë se ende kontrollon pjesë të qytetit.
Madje Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke përparuar në periferi të Bakhmut.
Por Prigozhin tha se trupat e tij do të fillojnë t’ia dorëzojnë qytetin ushtrisë ruse të enjten.
“Wagner do të largohet nga Artemovsk nga 25 maji deri më 1 qershor”, citohet të ketë thënë Prigozhin në një regjistrim audio në Telegram.
Bakhmut ishte i njohur më parë si Artemovsk, për nder të një revolucionari sovjetik, përpara se Ukraina ta riemëronte.
Ai tha se Wagner kishte vendosur “linjat e mbrojtjes” në perëndim të qytetit përpara transferimit.
Por zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, përsëriti qëndrimin se forcat e saj kanë ende një pikëmbështetje të vogël brenda qytetit dhe po përparojnë në periferi, duke shtuar se “intensiteti” i lëvizjes së tyre ishte zvogëluar.
Ajo më vonë shkroi në një postim në Telegram se trupat ukrainase ende kontrollonin “disa objekte private dhe sektorin privat në zonën ‘Litak'” të qytetit.
Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por marrja e tij do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251