LAJMI I FUNDIT:

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë: Vettingu të jetë mjeti i fundit për të përmirësuar drejtësinë

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, thotë se vërtetë Kosova ka probleme të theksuara në sistemin e drejtësisë, por sipas tij procesi i Vettingut do të ishte hapi i fundit për të përmirësuar këtë sistem.

Szunyog në RTV Dukagjini thotë se Vetting duhet të jetë masë e jashtëzakonshme.


“Kosova ka mjete të mira për të matur integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka mjete për të matur punën e tyre. Ne nuk e shohim Vettingun si diçka që duhet të jetë gjëja e parë për të përmirësuar sistemin e drejtësisë. Vettingu është mjeti i fundit. Pra nëse asgjë nuk funksionon duhet të vijë në pyetje Vettingu”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë thotë se ka ende mjete që nuk janë përdorur për të përmirësuar sistemin e drejtësisë.

“Ne kemi analizuar koncept-dokumentin për Vettingun dhe nuk i kemi të qarta disa koncepte. Kuvendi e qeveria mund ta miratojnë Vettingun, por ne mbështesim vetëm proceset që ne ndihemi rehat”.

Szunyog thotë se para se qeveria të hedh hapin e radhës për Vettingun të konsultohet më shumë me partnerët ndërkombëtarë.

Ai thotë se Vettingu merr shumë kohë që të jetësohet dhe kërkon shumë mjete financiare.

“Në Shqipëri Vettingu ka marrë pesë vjet dhe ende nuk ka përfunduar. Unë nuk kam besim se Vetting në Kosovë do të përmirësonte sistemin e drejtësisë”, tha Szunyog./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori