LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

Shefi i NATO-s thotë se po fiton terren ofensiva e Ukrainës

Trupat ukrainase po fitojnë gradualisht terren me kundërsulmet e tyre gjithëpërfshirëse kundër linjave të mbrojtjes ruse në juglindje të Ukrainës.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev.


“Sot forcat tuaja [të Ukrainës] po ecin përpara. Ato po përballen me luftime të ashpra, por gradualisht po fitojnë terren”, tha Stoltenberg së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo metër që fitojnë forcat ukrainase është një metër që humbet Rusia”, shtoi ai, raporton cnn.

Stoltenberg tha të enjten se NATO ka kontrata kornizë për më shumë se 2.5 miliardë dollarë “municione kyçe” për Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 1.5 miliardë dollarë porosi të qëndrueshme.

NATO njofton mbështetjen e re me municione prej 2.53 miliardë dollarësh për Ukrainën
Lexo po ashtu NATO njofton mbështetjen e re me municione prej 2.53 miliardë dollarësh për Ukrainën

NATO i ka dhuruar Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, por deri më tani ajo nuk e ka pranuar shtetin ukrainas në aleancë, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga Kievi.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Çfarë dihet për helikopterin nga përplasja e të cilit ndërruan jetë presidenti dhe zyrtarë të lartë iranianë?

Botë
Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Pentagoni zotohet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori